Si bëhet transferimi i dosjes së pensionit sipas vendbanimit
Autori i Lajmit: red.
“Kërkesa për transferimin e pensionit, bëhet në Agjensitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH-në) ku ka vendbanimin e ri pensionisti sipas kërkesës tip që parashikohet në rregulloren e re. Kjo kërkesë për transferim pensioni shoqërohet me dokumente si certifikatë familjare nga zyra e gjendjes civile të vendbanimit të ri; certifikatë personale; kopje e kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime si dhe vërtetim për ndjekjen e shkollës,sipas rastit”
Kërkesa për transferimin e pensionit, bëhet në Agjensitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH-në) ku ka vendbanimin e ri pensionisti sipas kërkesës tip që parashikohet në rregulloren e re. Kjo kërkesë për transferim pensioni shoqërohet me dokumente si certifikatë familjare nga zyra e gjendjes civile të vendbanimit të ri; certifikatë personale; kopje e kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime si dhe vërtetim për ndjekjen e shkollës,sipas rastit. Më tej kërkesa paraqitet tek inspektorit pritës, i cili kontrollon se cila është qendra paguese postare ku pensionisti tërheq pensionin, cila është DRSSH-ja ose ALSSH-ja, në territorin e së cilës është qendra paguese nga ku do të transferohet dosja e pensionit dhe urdhërpagesa. Pasi i gjen dokumentet dhe kërkesën të rregullt, bën regjistrimin në librin e pritjes, në rubrikën “Kërkesa për transferim pensioni”. Inspektori pritës në fund të ditës së punës, dorëzon te Përgjegjësi i Agjensisë kërkesat e pritura. Ky i fundit i regjistron në regjistrin e kërkesave për transferim pensioni dhe përgatit shkresën shoqëruese drejtuar DRSSH-së (shkresa përcjellëse tip bashkëlidhur rregulloreje së re). ALSSH-ja një herë në javë, sipas grafikut të miratuar nga DRSSH-ja, kërkesat për transferim të pranuara, i dorëzon në DRSSH me protokoll ose me postë. Për ALSSH-të e qyteteve ku kanë selitë DRSSH-të, dorëzimi bëhet çdo ditë me postë. Në DRSSH, dokumentet, së bashku me kërkesat për transferim pensioni, protokollohen në një protokoll të veçantë nga protokolli i DRSSH-së dhe i kalohen Drejtorit të DRSSH-së, i cili i adreson tek inspektori i përgjithshëm koordinues dhe ky i fundit ia dorëzon Kryetarit të Degës së Përfitimeve. Inspektori i përgjithshëm koordinues ka për detyrë dhe është përgjegjës për: adresimin e kërkesave për transferim dosjeje në DRSSH-të e tjera; organizimin dhe koordinimin e punës për dosjet e kërkuara për transferim nga DRSSH-të; mbajtjen e protokollit të veçantë të kërkesave për transferim dhe shkresave shoqëruese të dosjeve të kërkuara për t u transferuar nga DRSSH-të e tjera; monitorimin e respektimit të afateve për transferimin e dosjeve. Kryetari i Degës së Përfitimeve pasi bën regjistrimet përkatëse në një regjistër tip ia kalon dokumentet për përpunim të mëtejshëm inspektorit përpunues. Në fletën shoqëruese të dosjes së pensionit, në rubrikën përkatëse, vendos datën e dhënies për përpunim inspektorit përkatës (emër, mbiemër), duke nënshkruar reciprokisht të dy palët. Inspektori përpunues kontrollon dokumentacionin dhe nëse e gjen të rregullt dhe në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi, harton shkresën përcjellëse në adresë të DRSSH-së që administron dosjen e pensionistit dhe ia dorëzon Kryetarit të Degës së Përfitimeve, ndërsa ky i fundit i dorëzon tek inspektori i përgjithshëm koordinues. Të gjitha këto veprime pasqyrohen në fletën shoqëruese të dosjes së
pensionit, në rubrikat përkatëse, duke shënuar emër, mbiemër, datën dhe duke nënshkruar. Kërkesa për transferim regjistrohet në protokollin e veçantë nga inspektori i përgjithshëm koordinues, pasi është nënshkruar nga Drejtori i DRSSH-së dhe niset me postë. DRSSH-ja pritëse protokollon shkresën në protokollin e caktuar, ia kalon Drejtorit të DRSSH- së, i cili ia adreson inspektorit të përgjithshëm koordinues, që ia dorëzon Kryetarit të Degës së Përfitimeve. Kryetari i Degës së Përfitimeve e regjistron në regjistrin përkatës dhe kërkon nga Arkiva dosjen e pensionit. Kur konstaton se dosja nuk është kontrolluar nga auditi i ISSH-së, e kalon për auditim tek auditi i DRSSH-së dhe e pezullon, kur nuk gjendet e rregullt. Kur dosja është e kontrolluar, ia dorëzon inspektorit përpunues. Inspektori përpunues merr kartelën financiare nga Dega e Financës, plotëson urdhër-mbylljen në tri kopje, i nënshkruan ato dhe ia dorëzon Kryetarit të Degës së Përfitimeve së bashku me dosjen përkatëse. Dosja mbahet në ruajtje tek inspektori përpunues deri sa të kthehet urdhër-mbyllja nga dega e postës paguese të pensionit. Të gjitha veprimet e marrjes dhe dorëzimit pasqyrohen në fletën shoqëruese të dosjes së pensionit që do të transferohet. Kryetari i Degës së Përfitimeve kontrollon urdhër- mbylljen dhe kur është sipas rregullave, e firmos atë dhe e dërgon në zyrën e protokollit. Pas nënshkrimit nga Drejtori i DRSSH-së, kjo zyrë e dërgon me postë në filialin/degën përkatëse të Postës Shqiptare sh.a, për të mbyllur urdhër pagesën. Me ardhjen e konfirmimit nga ana e postës paguese, inspektori përpunues që ka bërë urdhër-mbylljen harton edhe shkresën përcjellëse tip. Në shkresën shoqëruese të dosjes që transferohet shënohet data e pagesës së fundit. Kjo shkresë konfirmohet edhe nga Dega e Financës. Dosjet transferohen vetëm me protokoll dhe evidentohen në një regjistër të veçantë në DRSSH. Nuk lejohet të transferohet një dosje pensioni, nëse nuk është paguar minimumi një këst mujor pensioni në Agjensitë paguese të territorit të DRSSH-së, që ka caktuar pensionin. Kur nuk gjendet në rregull, sipas rastit, bëhet verifikimi i dokumenteve që shihen të nevojshme. DRSSH-ja, në adresë të së cilës dërgohet dosja e kërkuar për transferim, sipas të gjitha procedurave, protokollon shkresën shoqëruese të dosjes. Drejtori i DRSSH-së e adreson dosjen te Kryetari i Degës së Përfitimeve, i cili ia dorëzon inspektorit përpunues që ka hartuar shkresën për transferim të dosjes së pensionit. Inspektori përpunues, mbi bazën e kërkesës dhe dokumenteve që ka dosja, plotëson vendimin e rishqyrtimit, kartelën financiare, urdhër pagesën dhe ia dorëzon dosjen të kompletuar Kryetarit të Degës së Përfitimeve. Të gjitha këto veprime pasqyrohen në fletën shoqëruese të dosjes së pensionit në rubrikat përkatëse duke shënuar emër, mbiemër, datën dhe duke nënshkruar. Kryetari i Degës së Përfitimeve, pasi kontrollon procedurat, nënshkruan në vendimin e rishqyrtimit të pensionit dhe në urdhër pagesë. Dosja i dorëzohet Kryetarit të Degës së Financës kundrejt nënshkrimit dhe duke vendosur datën e dorëzimit në fletën shoqëruese të dosjes së pensionit. Kryetari i Degës së Financës dhe në mungesë të tij,personi i ngarkuar me të drejtë firme, pasi bën kontrollin sipas rregullave, nënshkruan vendimin e rishqyrtimit të pensionit, kontrollon të dhënat në kartelën financiare nëse janë të sakta dhe të njëjta me urdhër pagesën dhe i nënshkruan ato. Dega e Informatikës, mbështetur në vendimin e rishqyrtimit të pensionit, në fletën e kartelizimit dhe në urdhër pagesë, regjistron të dhënat në programin e kartelizimit dhe në programin “exel” të postave paguese. Drejtori i DRSSH-së, pasi kontrollon procedurat, nënshkruan vendimin e caktimit të pensionit, urdhër-pagesën dhe ia kalon atë Degës së Financës për veprime të mëtejshme. Urdhër-pagesa e vulosur dhe e shoqëruar me shkresë përcjellëse të sigluar nga Kryetari i Degës së Financës dhe të nënshkruar nga Drejtori i DRSSH-së, me protokoll të veçantë ose me postë, i dërgohet filialit/degës së Postës Shqiptare sh.a, e cila në bazë të akt-marrëveshjes, ia kalon qëndrave paguese brenda 24 orëve. Një kopje e shkresës përcjellëse të urdhër-pagesave drejtuar postës, i dërgohet edhe ALSSH-ve përkatëse, të cilat bëjnë regjistrimet në regjistrin e kërkesave për pension duke e afishuar atë në një vend
të dukshëm. Dega e Financës, pas kryerjes së veprimeve të mësipërme, dosjen e pensionit ia kalon inspektorit të regjistrit themeltar të pensioneve, i cili bën regjistrimet përkatëse dhe ia dërgon arkivës së pensioneve. Arkivisti kontrollon dokumentet me fletën e inventarit të përpiluar nga inspektori përpunues dhe kur e gjen të rregullt e vendos në raftin përkatës.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008