Topi dekreton ligjin e "përgjimeve"
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme. Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, kreu i shtetit dha miratimin për shpalljen e ligjit nr. 10172, datë 22.10.2009 "Për disa shtesa në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003 "Për përgjimin e telekomunikacioneve". Topi firmosi edhe shpalljen e ligjit nr. 10173, datë 22.10.2009 "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë". Disa të tjera ligje të dekretuara ishin: ligjit nr. 10169, datë 22.10.2009 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar; ligjit nr. 10170, datë 22.10.2009 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar; ligji nr. 10171, datë 22.10.2009 "Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë". Topi firmosi edhe shpalljen e ligjit nr. 10 168, datë 22.10.2009 "Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sh.a-së". dhe ligjit nr. 10167, datë 22.10.2009 "Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqeve të disa ngastrave të ekonomive pyjore, "Mali i Rencit", Lezhë dhe "Bushat-Bërdicë", Shkodër, që do të përdoren nga "OTTO-AL", sh.p.k për karriera guri gëlqeror e argjile".