E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ndërprerje e energjisë te blloku i Ambasadave

19/02/2009  Nis rehabilitimi i Tirana 1

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e punimeve në nënstacionin Tirana 1. “Nga ora 10:00-12:00 do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1. Për pasojë do të ndërpritet energjia elektrike në zonën e “Parkut të Autobusëve”, Laprakë, rruga e “Ambasadave”, “Pallati i Sportit”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave” dhe rruga “5 Maj””, - theksohet në njoftimin e OST-së. Për shkak të kësaj ndërhyrjeje në rrjet, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatoreve dhe biznesit, kryesisht për shqetësimet që mund të krijohen gjatë dy orëve të punimeve. Burime zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit bëjnë të ditur se tashmë po investohen rreth 150 milionë euro për projekte të ndryshme. Ndërsa së shpejti do të nisin punimet për rehabilitimin e tre nënstacioneve të tjerë 220 dhe 400 kilovolt në të gjithë vendin, me fonde të Bankës Botërore. Pavarësisht mirëmbajtjes së herëpashershme rrjeti i shpërndarjes së energjisë në të gjithë vendin është tejet i amortizuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›