Do të shqyrtojmë me seriozitet çdo kërkesë
19/02/2009 Kryeministri Sali Berisha shprehet i hapur për ndërtimin e bazave raketore në vend
“Në një hark kohor rekord u ratifikua protokolli nga 26 vende anëtare të NATO-s”
Kryeministri Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e instalimit në vendin tonë të një baze raketore. Kreu i qeverisë ka deklaruar se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka përcjellë asnjë kërkesë për ndërtimin e një baze të tillë. Megjithatë, Berisha ka nënvizuar se me anëtarësimin e vendit me të drejta të plota në NATO dalin detyrime dhe përgjegjësi të mëdha. “Si anëtare e ardhshme e NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim ndaj Aleancës dhe si vendi që ka një prioritet më të madh marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara Shqipëria absolutisht shqyrton dhe do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh çdo kërkesë të këtij vendi mik, i cili punon për paqen dhe sigurinë në botë”, - ka deklaruar Berisha. Kësisoj ai është treguar i lirë, e pse jo dashamirës për ndonjë kërkesë të mundshme të Uashingtonit për ndërtimin e një baze raketore. “E theksoj se nuk ka asnjë kërkesë, por nuk mund të ketë mëdyshje se marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë marrëdhënie të një rëndësi më parësore edhe në fushën e sigurisë dhe të fusha të tjera”, - theksoi Kryeministri Berisha. Ai ka pohuar gjithashtu se vendi ynë është i gatshëm për të shtuar numrin e trupave ushtarake në misionin e NATO-s në Afganistan. Ai ka deklaruar se mund të dërgohet një kompani tjetër në vendin e largët. Këto deklarata shefi i ekzekutivit i ka bërë në konferencën për shtyp të pasdites së djeshme, gjatë së cilës foli për përfundimin me sukses e në kohë rekord të procesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të vendit në NATO. “Në një hark kohor rekord, për 6 muaj e 10 ditë, u ratifikua nga parlamentet, senatet dhe qeveritë e 26 vendeve anëtare të NATO-s protokolli i anëtarësimit. Kjo dëshmon për një nivel të paprecedent të besimit te Shqipëria nga vendet më të zhvilluara të planetit”, - ka thënë Berisha. Sipas tij, NATO-ja është aleanca politike e vendeve të lira, pjesë e së cilës tashmë është edhe Shqipëria. Kryeministri tha se finalizimi i këtij procesi është dëshmi e vlerësimit të madh për përgjegjësitë e vendit tonë, për ndërtimin e shtetit ligjor, ekonomisë së tregut dhe progresin e forcimin e forcave shqiptare të armatosura. Kryeministri pohoi se ky proces përbën për të një përgjegjësi të madhe për të vijuar me thellimin e reformave të nisura tashmë. “Nuk ka asnjë mëdyshje se ky proces i ratifikimit të protokollit nuk do të ishte u mundur pa reformat e qeverisë sime në të gjitha fushat”, - tha Berisha. Ai nuk ka lënë pa përfshirë në këtë sukses edhe opozitën, edhe pse thumboi segmente të saj në fillimet e viteve ’90. “Ishin dy-tre individë, mes të cilëve Pandeli Majko, Ilir Meta dhe ndonjë tjetër që përkrahën këtë proces. Pala tjetër bënte rezoluta kundër”, - deklaroi Berisha. Gjithsesi, ai theksoi se tashmë procesit i erdhi fundi dhe Shqipëria është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake e politike në gjithë botën.
Reagimi për raportin e BB-së
Mafia e ndërtimit mbolli njollat e zeza
Kreu i qeverisë ka theksuar Banka Botërore bëri transparent procesin dhe merr të gjitha përgjegjësitë e veta në projektin për zonën e bregdetit të Jugut të vendit. Për Kryeministrin Berisha kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe mafia e ndërtimit kishin përcaktuar Jalën si çifligun e tyre, ku mund të ndërtonin. Berisha theksoi se ishte pikërisht mafia e betonit që u përpoq t’i faturonte atij dhe qeverisë që drejton njollat e zeza të ndërtimit. “Donte të bënte miting për Jalën se humbi fshatin. U dogj në kallo Edi Rama se i iku Jala apo ndonjë tjetër, se i iku Ksamili”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Kryeministri Berisha tha se Banka Botërore bëri shumë mirë që saktësoi gjërat. “Por do t’i kërkoj hetimin e korrupsionit të panelit të inspektimit nga mafia e betonit”, - tha ai. Për sa u përket prishjeve të ndërtimeve pa leje, ai tha se nuk mund të ecet me dy standarde, ku në një pjesë të vendit të prishen këto ndërtime dhe në pjesën tjetër të lejohet lulëzimi i tyre. Ai tha se çdo veprim jo i ligjshëm nuk do të rezistojë dhe për këtë Banka Botërore është e kënaqur.