Kush paguan për pallatet pa hipotekë
19/02/2009 Ndërtuesit duhet të “ngrijnë” si garanci 25% të shpenzimeve vjetore
Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar mund të korrektohet sipas kateve
Ata që jetojnë në pallate të përbashkëta do të paguajnë për mirëmbajtjen. Sipas draftit të përgatitur për rregullimin e marrëdhënieve të bashkëpronësisë, kjo tarifë do të jetë e ndryshueshme, po mënyra e llogaritjes caktohet me udhëzim. Përveç rasteve kur apartamentet janë të hipotekuara, parashikohen edhe ato kur pallati nuk është regjistruar. Në të tilla raste mund të funksionojnë edhe shoqëritë e administrimit. Hartimi i këtij projektligji është i nevojshëm, pasi mungesa e mirëmbajtjes së banesave çon në degradimin e tyre dhe rrit koston për pronarët, ndërsa nevoja e vazhdueshme për të investuar në ambientet e banesave sjell lindjen e konflikteve.
Tarifa
Drafti ka marrë formën e tij të plotë dhe pritet vetëm miratimi i tij. Por tarifa është lënë e hapur. “Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar, si rregull, përcaktohet bazuar në shpenzimet e administrimit dhe në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi të pronarëve të njësive dhe mund të korrektohet për shpenzime të veçanta, për numrin e kateve dhe për masën e përdorimit të objekteve të veçanta”, - theksohet në projektligj. Gjithsesi, Ministria e Punëve Publike që mbulon fushën e strehimit miraton udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit.
Ndërtesat e paregjistruara
Drafti parashikon që për ndërtesat e paregjistruara në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por që përdoren nga banorët, garant për zbatimin e këtyre rregullave duhet të dalë shoqëria ndërtuese, pra sipërmarrësi. “Në rast falimentimi të këtij të fundit, hyn me zëvendësim kryetari i bashkisë ose komunës”, - thekson projektligji. Gjithçka do të sqarohet mes palëve në kontratë. “Shoqëria ndërtuese detyrohet që në kontratën e sipërmarrjes, të vërë si aneks rregulloren e bashkëpronësisë apo aktin e bashkëpronësisë për ndërtesën, ku është porositur njësia e veçantë”, - thuhet në draft. Gjithashtu, porositësi, pra blerësi i një apartamenti duhet t’i japë të paktën tre muaj paradhënie tarifën e administrimit shoqërisë ndërtuese, e cila disponon fondin e garancisë së administrimit të bashkëpronësisë. Në këtë moment blerësi mund të marrë çelësin e shtëpisë.
Fondi i garancisë
Fondi duhet të “ngrihet” në një llogari bankare në momentin e paraqitjes së kërkesës për leje shfrytëzimi. “Me fond garancie kuptohet shuma e nevojshme për administrimin dhe mirëmbajtjen e godinës së banimit, deri në kalimin gradual të pronësisë te blerësit. Fondi i garancisë nuk mund të jetë më pak se 25% e shpenzimeve vjetore të administrimit të godinës së banimit”, - thekson projektligji. Në rastet kur shtëpia është blerë para se të miratohet ky ligj, sërish blerësit duhet të parapaguajnë tarifën. “Për ato njësi të veçanta të kontraktuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, shoqëria ndërtuese nuk i pajis këta porositës me certifikatat e regjistrimit nga ZRPP-së, nëse ata nuk parapaguajnë tarifën e administrimit”, - thuhet në draft. Gjithsesi, shoqëria ndërtuese konsiderohet administruese e ndërtesës deri sa kjo e fundit të konsiderohet e përfunduar dhe t’i ketë kaluar në pronësi porositësve duke i pajisur ato me certifikatat e regjistrimit të pronës nga hipoteka. Nëse shoqëria ndërtuese, por dhe asambleja e porositësve bien dakord mund të kontraktojnë një administrator apo shoqëri administruese.