Pronat, ja skema e abuzimit
Ish-kreu i AKKP, juristi si dhe topografi i këtij institucioni përfunduan në pranga për abuzimet që kanë kryer me 40 hektarë prona në Orikum dhe 40 dynym në Transballkanike.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Prokuroria e Vlorës zbardh tashmë skemën e abuzimeve të tre zyrtarëve të pronave, Genci Panozaqi, Sokol Kuçaj dhe Fatmir Xhena. Ish-kreu i kësaj agjencie, Panozaqi nuk e ka pranuar akuzën e Prokurorisë, duke dëshmuar në gjykatë se ai kishte zbatuar veçse ligjin. Ndërkohë, burime nga Prokuroria e cila prej katër muajsh kishte hartuar dosjen voluminoze të tre të arrestuarve të dy netëve më parë, pohuan se skandali me pronat që çoi në pranga tre ish-zyrtarë të AKKP-së në Vlorë ka qenë fryt i denoncimit të një qytetari nga Orikumi. Sipas denoncimit të bërë, prona e tij i ishte dhënë padrejtësisht një personi tjetër. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 25 hektarësh, që zyrtarët e agjencisë kishin kompensuar një pronar të rremë. Ndërsa prona që i duhej kthyer denoncuesit, nuk ishte më në bregdetin e Orikumit, por në një zonë tjetër të fshatrave të Vlorës. Hetimi i këtij rasti me të cilin u përfshinë sektori i krimit ekonomik, nxori në pah më pas edhe dy abuzime të tjera flagrante të bëra nga tre zyrtarët e hipotekës. Konkretisht, një sipërfaqe tjetër në Orikum prej rreth 15 hektarë, që ishte kompensuar pa dokumentet që kërkonte ligji "Për kthim dhe kompensim të pronës". Ndërsa rasti i tretë për të cilën u prangosën Genc Panozaqi, Sokol Kucaj dhe Fatmir Xhema, ka të bëjë me një abuzim të evidentuar në rrugën Transballkanike. Sipas Prokurorisë, një sipërfaqe toke prej 40 dynym është kaluar në emër të një pronari tjetër. Ai nuk dispononte dokumente të rregullta ligjore për të përfituar sipërfaqen në emër të tij dhe më tej të fitonte nga shpronësimi. Aktualisht tre të arrestuarit janë në dhomat e paraburgimit, ndërsa dje dolën para togave të zeza ku iu prezantua masa e sigurisë në prezencë, edhe pse ajo ishte marrë nga gjykata në mungesë "arrest në burg". Prokurori i çështjes Kleanth Zeka tha se, për këto tre çështje janë siguruar prova mëse të mjaftueshme për prerjen e urdhrit të arrestit në ngarkim të tre zyrtarëve, të cilët kishin rreth katër muaj që mbaheshin nën hetim. Ndërkohë, Panozaqi, i cili është edhe kunat i zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Pone, nuk e ka pranuar akuzën. "Unë kam zbatuar vetëm ligjin. Nëse do të kisha shkelur ligjin do të kisha shkuar para drejtësisë prej kohësh dhe jo mbas katër muajsh. Janë segmente të caktuara dhe të mirorganizuara që duan të më bëjnë keq. Kam pasur shumë raste ndërhyrje nga kategori të ndryshme personash, por nuk mund të shkelja ligjin. Për problemet e mija personale kam dhënë dorëheqjen nga detyra që kisha. Nuk jam unë kompetenti për t'i kthyer pronën një personi. Institucioni im hap rrugën ndërsa janë institucione të tjera që japin certifikatat e pronës", deklaroi Panozaqi dje në gjykatë. Genci Panozaqi, prej marsit të këtij viti ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i AKKP-së.
Shfrytëzonin ujin privatisht, në pranga
ELBASAN - Agjentët e krimit ekonomik të policisë së Elbasanit arrestuan dje kryetarin dhe sekretarin e shoqatës së përdorimit të ujit të Cërrikut. Agron Bozi, 31 vjeç dhe Neim Ceno, 43 vjeç akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke falsifikuar dokumente ushtronin veprimtari private të shoqatës së tyre në rezervuarin nr.1 të Cërrikut, i cili është pronë shtetërore. Kështu ata kishin përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash, të cilat vileshin nga të ardhurat e fermerëve të kësaj zone, njëkohësisht anëtarë të shoqatës. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme dokumentesh, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara. Po punohet për të zbardhur plotësisht çështjen e akuzave ndaj tyre. a.k