Vranë 18-vjeçaren, babë e bir dënohen 32 vite burg
SHKODER - Gjykata e Shkodrës dënoi dje babë e bir me 32 vite burg për vrasjen e një 18-vjeçareje dhe plagosjen e të fejuarit të saj.
Pas disa seancave, trupi gjykues dënoi Tomë Mrinën me 25 vjet, ndërsa djalin e tij Klodianin me 24 vjet burg. Babë e bir përfituan nga gjykimi i shkurtuar, duke marrë dënimin përfundimtar përkatësisht 16 vjet e 8 muaj për Tomë Mrinën dhe 16 vjet për të birin. Ata u akuzuan për vrasjen e Antoneta Gjinit dhe plagosjen e të fejuarit të saj Fatjon Luka. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, më 19 nëntor në fshatin Reç të Velipojës. Ata zunë pritë duke qëlluar me breshëri 21-vjeçarin Fatjon Luka, i cili po lëvizte me makinë në një rrugë dytësore të fshatit së bashku me të fejuarën e tij. Për pasojë mbeti e vdekur 18-vjeçarja, ndërsa i fejuari i saj u plagos. Një seancë më parë, pretenca i kërkoi gjykatës burg përjetë për Klodian Mrinën dhe 25 vite burg për babanë e tij Tomën. r.d