Lammert në Tiranë, me ftesë të Topallit
Pas dhjetë vitesh një zyrtar i lartë gjerman do të vizitojë Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i Bundestagut gjerman, Dr. Norbert Lammert, u prit dje në aeroportin e Rinasit nga kryeparlamentarja Topalli. Kryetarja e Kuvendit, pasi i uroi mirëseardhjen Lammertit tha: “Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë për Parlamentin shqiptar, edhe për faktin që në këto dhjetë vitet e fundit është hera e parë që Kuvendi vizitohet nga Presidenti i Bundestagut gjerman. Është një nder shumë i madh për Shqipërinë, që Presidenti i Bundestagut viziton vendin tonë vetëm pak kohë pas marrjes së ftesës për në NATO. Të paktën në dhjetë vitet e fundit është hera e parë, që në nivel Presidenti i Bundestagut, vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe për mua si Kryetare e Kuvendit, kjo përbën një kënaqësi të veçantë”, tha Topalli. Presidenti Lammert do të jetë tri ditë në Shqipëri, ku do të ketë takime të rëndësishme të niveleve të larta. Ndërsa Lammert deklaroi se, "i kisha premtuar Kryetares së Kuvendit që do të vija dhe u përpoqa të gjeja kohën më të përshtatshme. I jam mirënjohës protokollit të Kuvendit të Shqpërisë, që më ka rezervuar hapësirë për të shijuar bukuritë e vendit tuaj. Nga ana politike kjo vizitë zhvillohet në një kohë mjaft interesante. Bashkësia Evropiane po përfundon reformat, përsa i përket kushtetutës. KE po përfundon reformat dhe marrëveshjet e brendshme dhe në fund të këtyre reformave do të arrihet dhe një mendim më i qartë për pranimin e anëtarëve të rinj në BE".