Braçe: Është shtuar papunësia në vend

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka akuzuar sërisht qeverinë si përgjegjëse për papunësinë dhe varfërinë që sipas tij ka rrënojnë shqiptarët. Braçe ka shtuar se qeveria nuk po bën asgjë për rritjen e papunësisë por ka gjetur një mënyrë që ti marrë edhe qindarkën e fundit me vendosjen e taksës së sheshtë. Sipas Braçes Berisha po rrit numrin e të punësuarve me anë udhëzimesh të veçanta të qeverisë prandaj PS-ja konsideron se pas gjithë shqetësimeve të shqiptarëve, qeveria po bën sehir dhe veshin e shurdhët.