E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: E firmosa menjëherë shkarkimin e Pangos

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha sot se "e firmosi menjëherë dekretin e shkarkimit të ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango". I pyetur rreth ngjarjes së shkarkimit të ish-ministrit të Kulturës, pas rastit të abuzimit të tij me detyrën, z. Topi tha se "Presidenti mundohet t'iu shmanget në linjë institucionale komenteve, pasi ai shprehet me dekret. Ju siguroj, se me të ardhur në tavolinë propozimi i Kryeministrit nuk kanë kaluar shumë minuta dhe unë kam dekretuar shkarkimin. Ky veprim flet qartë dhe është media ajo që bën komentet në funksion të veprimit. Por, i mbetem gjithmonë atij parimi që Presidenti shprehet me dekret', theksoi ai. Lidhur me emërimin nga Kryeministri Berisha, të z. Ardian Turku në këtë post ministror, Kreu i shtetit theksoi se "ka dëgjuar për emërimin e tij, por në linjë zyrtare ende nuk ka arritur në Presidencë. Paprakisht e vlerësoj personalitetin e z. Turku dhe pa pikë mëdyshje ai do të dekretohet në momentin e parë që do të arrijë në zyrën time", siguroi Presidenti. Dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha shkarkoi me urgjencë ish-ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, pas transmetimit në një emision televiziv të pamjeve filmike ku ai shfaqej duke abuzuar me detyrën. Gjatë ditës së djeshme, kreu i qeverisë vendosi të emërojë në vend të z. Pango, Ardian Turkun, ish-kryetar i Bashkisë së Elbasanit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›