E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Galan: Shqipëria, mundësi e mirë për investime



Italianët kanë bindjen e plotë se Shqipëria është një terren i përshtatshëm për investimet e huaja. Këtë i vuri dje në dukje Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në Pallatin e Brigadave, presidenti i Rajonit të Venetos në Itali, Giancarlo Galan. Ky i fundit vlerësoi vizionin e Presidentit Topi dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, duke theksuar se vendi ynë, me një ekonomi në zhvillim dhe me një imazh ndërkombëtar gjithnjë në rritje, ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj, sidomos për sipërmarrësit italianë. Kurse Presidenti Topi, duke shprehur kënaqësinë për nivelin e lartë të këmbimeve ekonomike, tregtare dhe investimeve italiane në Shqipëri, nënvizoi se do të inkurajonte çdo nismë me projekte nga bizneset italiane, si dhe çdo bashkëpunim për promovimin e potencialeve turistike e njohjen e Shqipërisë, duke shprehur besimin se Rajoni i Venetos mund të kontribuojë në këto drejtime, duke marrë parasysh kryesisht eksperiencën në fushën e turizmit, si një rajon shumë i vizituar nga turistë të vendeve të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›