Ceka: PAD-ja katalizatori kryesor për zgjidhjen e problemit
03/06/2009 Çështja e legalizimeve
Kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, gjatë një takimi elektoral në Qarkun e Elbasanit ka deklaruar se forca politike që drejton do të jetë katalizatori që do të zgjidhë problemet e legalizimeve. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë PAD-së, gjatë një takimi me qytetarë të Elbasanit kryealeancisti Ceka i shpreh se Aleanca Demokratike, si pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, do të jetë katalizatori kryesor për zgjidhjen e problemit të legalizimeve, si një ndër proceset e rëndësishme që meriton vëmendje të veçantë. “Në 4 vjetët e ardhshëm ne do të bëjmë jo vetëm shpërndarjen e tapive të objekteve të palegalizuara, por paralelisht do të vijohet me kompensimin real të ish-pronareve”, - ka deklaruar Ceka. Ai u shpreh se çështja e legalizimeve të ndërtimeve pa leje është prioritet i mazhorancës së djathtë qeverisëse, pasi vënia në efiçencë e këtyre pronave ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin e ekonomisë së vendit.