E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata, Kryeministri shton numrin e punonjësve

Autori i Lajmit: Redaksia
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një vendim për shtimin e punonjësve me kohë të plotë dhe të pjesshme në administratën shtetërore. Numri i përgjithshëm i punonjësve buxhetorë për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore shkon në 89 918 veta. Janë shtuar gjithsej 36 punonjës nga të cilët 18 për Qendrën Kombëtare të Aplikimeve Energjetike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, 3 për njësinë e auditimit të sistemit të zbatimit të programeve të asistencës, të Bashkimit Evropian në Ministrinë e Financave dhe 15 veta për Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit në Këshillin e Ministrave. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që është shtuar dhe numri i punonjësve të përkohshëm nga 2656 që u bë në muajin shtator 2660. është ngarkuar Ministria e Financave të përcaktojë me hollësi numrin shtesë të punonjësve, sipas profesioneve dhe afateve kohore.

Ky lajm është publikuar: 14/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›