E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Komunikimi civil i shërben së ardhmes



Në Ditën e Kurban Bajramit, Presidenti i vendit, Bamir Topi, refuzoi të komentoi situatën aktuale politike në vend ndërsa u shpreh se pa komunikim civil nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Në një prononcim për gazetarët, pas urimit të krerëve të komunitetit mysliman, me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, kreu i shtetit uroi edhe të gjithë shqiptarët për këtë ditë të madhe. "Është një ditë ku njerëzit duhet të frymëzohen për rritjen e begatisë së shpirtit kundrejt varfërisë shpirtërore", - u shpreh Topi. Presidenti kërkoi që në këtë ditë të mos flitej për tema politike, pasi duhet krijuar një balancë mes politikës dhe sferave të tjera të jetës. Sipas tij, kjo festë është një ditë ku të gjithë duhet të inspirojnë për rritjen e begatisë së shpirtit, kundrejt varfërisë shpirtërore. “Unë preferoj që të mos e ngatërrojmë këtë ditë me tema politike, sepse jemi intoksikuar nga politika. Duhet që në jetë të kemi balancën e duhur. Kur festojmë festat fetare duhet t’i japim më shume hapësirë festave”, - deklaroi z. Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›