Topi: Ndëshkim për gjyqtarët abuzues

Këshilli i Lartë i Drejtësisë po zhvillon një mbledhje me dyer të hapura në Peshkopi, ku i pranishëm është edhe kreu i vendit, Bamir Topi.
"Ne mbështesim bashkëpunimin me të gjitha institucionet për të luftuar pa kompromis ndaj krimit", u shpreh Topi.
Kreu i KLD-së, Topi theksoi se bashkëpunimi institucional është një detyrim kushtetues.
Gjatë fjalës së tij, presidenti vuri në dukje se sistemi i drejtësisë në vend duhet të vetëpastrohet dhe se cdo gjyqtar që do të abuzojë me detyrën do të ndëshkohet.