Gjykata, 20 vjet burg Nehat Kullës vrau në 1998
Nehat Kulla, është shpallur fajtor për vrasjen e ish shoferit të Ministrit të Arsimit, Halit Shamata 10 vjet më parë në qytetin e Kavajës. Gjykata e Shkallës së Parë e Kavajës dënoi Kullën me 20 vjet burg.
KAVAJE- Gjykata e Shkallës së Parë e Kavajës dënoi me 20 vjet burg Nehat Kullën. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e ish shoferit të zv. Ministrit të Arsimit Halit Shamata 10 vjet më parë në qytetin e Kavajës. Vendimi është dhënë dje. Sipas trupit gjykues Nehat Kulla është autori i vrasjes së Halim Gjuzit, në 1998 në Golem të Kavajës, konkretisht në autostradën Durrës-Kavajë. Vrasja e shoferit ishte e pazbardhur deri para tre vitesh kur prokuroria vendosi që të rihapë cështjen duke e zbardhur përfundimisht. Rinisja e hetimeve u be pasi sipas institucionit të akuzës kishte dëshmitarë, të cilët kishin parë Nehat Kullën të qëllonte mbi viktimën.
(s.g/BalkanWeb)