Rrihet shefi i urgjencës te Ushtaraku
Nga Gerti Xhaja
Autori është një 22-vjeçar, i cili duket i "paduruar" në problemin që kishte me allçinë e krahut. Ai i kishte kërkuar t'ia hiqte ate, por kirurgu i tha se kjo në fakt ishte detyra e ortopedëve
TIRANE-Rrihet në ambientet e Spitalit Ushtarak shefi i urgjencës, mjeku Myftar Torba, duke rikthyer kështu aktet e dhunës ndaj bluzave të bardha. Autori është një 22-vjeçar, i cili duket i "paduruar" në problemin që kishte me allçinë e krahut. Policia ka arrestuar menjëherë autorin Emiljano Bakia, nga Tepelena. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 të së mërkurës. Mjeku Torba ndonëse nuk kishte asnjë lidhje me Bakian apo problemin e këtij, rezulton të jetë bërë objekt i dhunës vetëm për shkak të bluzës së bardhë që mbante veshur. Bakia i kishte kërkuar t'i hiqte allçinë e krahut, që në fakt ishte detyra e ortopedëve, të cilët janë specialistët dhe personat kompetentë për kryerjen e këtij shërbimi. Ngjarja ka vënë në dyshim sigurimin e punës së mjekëve, për më tepër që ka ndodhur në ambientet e një spitali që konsiderohet "zonë ushtarake".
Ngjarja
Bakia e ka gjetur në lokalin e spitalit kirurgun Torba. Kishte kërkuar t'i shikohej gjendja e allçisë në krah, të cilën e mbante prej tri javësh. Infermieret e urgjencës e kanë drejtuar në lokal ku ndodhej shefi, për t'u konsultuar dhe për ta orientuar Bakian për zgjidhjen e problemit që kishte. Tri javë më parë kishte vendosur krahun në allçi. Kishte ardhur nga Tepelena të mërkurën, duke pretenduar se i ishte "lëvizur" mbështjellja e krahut dhe kërkonte të konsultohej me një mjek. Shefi i urgjencës pasi është njohur me problemin e Bakias, e ka drejtuar që të kërkonte një mjek ortoped në spital për të parë dhe ndërruar allçinë. Duke menduar se mjeku Torba po e "përcillte" për t'iu shmangur punës, Bakia i ka kërkuar atij që të vinte dhe t'i hiqte allçinë. Bakia ka debatuar me tone të larta me mjekun, i cili ka nisur të nervozohej nga këmbëngulja e pacientit. Debati ka arritur kulmin kur Bakia e ka qëlluar mjekun me grushte, duke i shkaktuar një të çarë në vetull dhe hematomë pranë njërit sy.
Policia
Të sinjalizuar nga personeli i spitalit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur fillimisht shërbimet e Policisë Ushtarake dhe më pas forcat e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës. Dy policitë kanë prangosur menjëherë 22-vjeçarin, i cili tashmë me krahun në allçi është detyruar t'i ndjekë blutë për në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Vetë Bakia e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por është justifikuar me faktin se "mjeku ia kishte bërë borxh". Gjithsesi, justifikimi nuk ka mjaftuar për Bakian, i cili akuzohet tashmë për "goditje për shkak të detyrës".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)