E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van del Dool: Zgjedhja e Presidentit na zhgënjeu

Ambasadori holandez në Tiranë, Van den Dool, ka ritheksuar edhe njëherë zhgënjimin e ndërkombëtarëve sa i takon procesit për zgjedhjen e Presidentit. Duhet të bëjmë dallimin ndërmjet personit të zgjedhur dhe procesit. Sa i takon personit që u zgjodh President, nuk kam çfarë komentoj, është politikan i respektuar, ndërsa përsa i përket procesit të zgjedhjes së tij, duhet të them që ishte një proces sipas Kushtetutës. Të gjithë ne, BE, SHBA, ndërkombëtarët, por edhe vetë populli shqiptar, kërkuam të zgjidhej një President i cili të votohej me sa më shumë vota në Parlament, u shpreh diplomati holandez. Sa i përket marrjes së statusit kandidat, ai tha se Shqipëria e di mirë çfarë hapash duhet të marrë. Janë 12 prioritete, të cilat duhet të zbatohen. Politikanët shqiptarë pothuajse dy vjet më parë kanë realizuar vetëm atë të Avokatit të Popullit, duke zvarritur kështu 11 të tjerat. Zgjedhja e Presidentit nuk më bëri shumë optimist, reforma zgjedhore po ashtu. Koha po ikën, mundësitë janë të kufizuara dhe njerëzit duhet të fillojnë të punojnë para se të ikin në plazh.           dh.d

Eduard Kukan: Të ndryshojë historia e zgjedhjeve
Eurodeputeti Eduard Kukan i bëri sërish dje apel klasës politike për të mbyllur sa më shpejt reformën zgjedhore. E keqja është se reforma elektorale nuk është përfunduar plotësisht. Unë e kuptoj se është përmbyllur 90 për qind  e marrëveshjes, por nuk është mbyllur e gjithë marrëveshja. Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një tjetër mundësi, janë mundësia që të ndryshohet, më në fund, historia e zgjedhjeve në Shqipëri. Sepse pas çdo zgjedhjeje ka pasur probleme, ka pasur vështirësi. Ai tha se me këtë gjykim real themi se Kodi Elektoral duhet të mbarojë sipas marrëveshjes. Unë vazhdoj të shpresoj e të uroj se pas kësaj do të mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike në Shqipëri. Kjo është ëndrra ime, tha Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›