Topi: Ne politikë t'u lihet vend të rinjve shihni Kosovën
TIRANE- “Me liberalizimin e vizave, shqiptarët kanë realizuar sot ëndrrën e madhe-deklaroi sot presidenti Bamir Topi, i cili mori pjese ne diplomimin e brezit IV të Shkollës së Studimeve Politike. Duke u ndalur te politika shqiptare presidenti theksoi se ajo motivohet nga debatet dhe nervozizmi, ndërsa kërkoi të ndiqet shembulli i Kosovës, për t’u dhënë më shume hapësirë në politikë të rinjve.
“Politika shqiptare në vite është motivuar të bëjë debate të ashpra. Në shumë raste diktohen nga nervozizmi. Politika sic ka kontributin për vitet e pluralizmit e për shumë reforma,.... ka defektet e veta. Politika do realizohet më shumë nëse ka më shumë etike, profesionalizëm e argument.”- theksoi presidenti.
Duke përshëndetur zgjedhjet në Kosovë kreu i shtetit nënvizoi se në Kosovë u vu re një element i ri, futja në politikë e të rinjve. “kjo duhet të ndodhë dhe te ne. Politikanët me përvojë t'u lënë hapësirë të rinjve, jo miqve, por më të mirëve"- tha Presidenti në fjalën e tij me rastin e diplomimit te brezit IV të Shkollës së Studimeve Politike.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topi: Ne politikë t'u lihet vend të rinjve, shihni Kosovën