E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transporteve paralajmëron drejtuesit e mjeteve për rrugët e bllokuara

Tiranë, 13 shkurt, NOA Update- Ministria e
Transporteve ka sqaruar gjithë drejtuesit e mjeteve në lidhje me situatën e
rrugëve si pasojë e reshjeve. Në një njoftim për shtyp, ministria sqaro se si
pasojë e reshjeve të shumta të dëborës në pjesën veriore , veri lindore dhe
lindore  të vendit janë shkaktuar herë pas
here bllokime të  përkohshme të rrugëve.

Sipas njoftimit, rrugët ku është e nevojshme të
mbahen zinxhirë janë, aksi Qafë Mali-Shllak dhe Qafë Mali Fierë, Kukës-Shishtavec,
Rrëshën-Kurbnesh dhe Rrëshen Qafë Benjë, Qafë Krrabë, Qafa e Llogarasë dhe Qafë
e Shtamës.

Ndërkohë që janë të bllokuar dhe të
pakalueshme, si pasojë e dëborës: Fushë Arrëz Iballë, Kukës Shishtavec
qarkullohet më zinxhirë në 5 km e fundit, Ostren i Vogël Klejn Steble, Kurbnesh
Lurë dhe  Dajt-Qafë Mollë.

Gjithashtu dhe hyrja e autostradës
Fier-Lushnje vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e  ujërat te kthesa në Vajkan. Kalimi në këtë
aks është i mundur vetëm për mjetet  e
mëdha  ndërkohë që kalimi për veturat bëhet
nga rruga  e vjetër.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›