E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Omejeç: Reformë përmes forcimit të drejtësisë



Presidenti Bamir Topi dhe kryekushtetuesja kroate, Jasna Omejeç, ndajnë mendimin se institucione të tilla, si gjykatat kushtetuese, njohin dhe përballen dhe me vështirësi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në sisteme të tjera politike. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u takua dje me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Jasna Omejeç, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare disaditore në Tiranë. Z. Topi e konsideroi takimin me znj. Omejeç

një rast për të shkëmbyer mendime e përvoja lidhur me çështje me rëndësi për modelin e shtetit të së drejtës, si respektimi i të drejtave të njeriut, zhvillimi i pavarur dhe profesional i drejtësisë kushtetuese etj.

"Për drejtësinë kushtetuese të një vendi është shumë i rëndësishëm zbatimi i vendimeve të gjykatave kushtetuese", - nënvizoi Presidenti Topi. Në vijim të bisedës, z. Topi e njohu kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, me ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. "Synimi është të reformojnë sistemin, të garantojnë forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe lirisë kushtetuese të sistemit gjyqësor", - theksoi kryetari i shtetit, duke shtuar se "harmonia dhe stabilizimi i institucioneve të shtetit dhe shteti, nga ana e tij, duhet të sigurojë garanci për interesat e qytetarëve". Nga ana e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Jasna Omejeç, shprehu kënaqësinë që mes Kroacisë dhe Shqipërisë bashkëpunimi duket mjaft i frytshëm edhe në fushën e gjykimit kushtetues, duke shprehur besimin se ai do të jetë i hapur dhe do të vijojë me të njëjtin dinamizëm dhe me rezultate dhe në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›