E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Opozita s’ka pengesa për kthimin në Kuvend



Presidenti i Republikës e konsideron të rëndësishëm për fatet e Shqipërisë bashkëpunimin pozitë-opozitë në Kuvend. Por, nga ana e tij, Presidenti Topi dje bëri të qartë se nuk mund të bënte më asgjë më shumë veç apelit për bashkëpunim drejtuar mazhorancës dhe opozitës për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend. Kjo është çfarë kërkon dhe BE drejt të cilës Shqipëria synon të integrohet. Përveç apelit për bashkëpunim, tërë vullneti për bashkëpunim është i partive. Në parim, sa më i rëndësishëm është ky bashkëpunim, aq më i lehtë është procesi i integrimit. Ajo që kërkohet nga BE-ja, është vazhdimi i reformave dhe në mënyrë të veçantë në politikë. Sipas tij, bashkëpunimi institucional mes shumicës dhe opozitës është jetik për të ardhmen e vendit. “Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë nga askush për të pasur kurajon të pengojë integrimin e Shqipërisë, ky është një proces i sigurt, i cili në mënyrë të suksesshme do të realizohet”, - theksoi Presidenti Topi. Në një konference për shtyp me homologun çek, Vaclav Klaus, kreu shqiptar theksoi se duhet vullnet nga ana e partive politike për bashkëpunimin e nevojshëm, për reformat e kërkuara me ngulm nga ndërkombëtarët. "Ajo që kërkohet nga Bashkimi Evropian, është vazhdimi i reformave, sidomos në fushën e drejtësisë. Askush nuk ka kurajo për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE dhe kam besim se ky proces do të finalizohet me sukses", - u shpreh Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›