Topi: Parlamenti të reflektojë për legalizimet
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka bërë thirrje nga Ohri që Parlamenti të reflektojë pas kthimit që ai i ka bërë ligjit për legalizimet. Duke folur pas takimit të krerëve të shteteve të Evropës Qendrore, Presidenti Topi theksoi se argumentet e tij ishin teknike dhe juridike, ndaj pres një seriozitet për analizimin e këtyre objeksioneve. Dy ditë më parë kreu i shtetit dërgoi një shkresë të gjatë në Kuvend, ku shpjegonte në mënyrë të hollësishme arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit për legalizimit, të cilin kreu i shtetit nuk e dekretoi.
Dekreti i Presidentit Topi "Për kthimin për rishqyrtim të ligjit për legalizimet", i ndryshuar, përmban një sërë vërejtjesh që nisin nga skema e dëmshpërblimit të ish-pronarëve, që në ligjin aktual është e shoqëruar pa një afat kohor, te reduktimi i kompetencave të pushtetit vendor, duke ia dhënë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, duke e shndërruar këtë të fundit nga një organ bashkërendues, në një organ vendimmarrës, e deri te mbivendosja e kompetencave që lejojnë ndryshimet e ligjit. Presidenti i Republikës ka paraqitur një sërë objeksionesh të detajuara që prekin rreth 10 nene të ligjit të ndryshuar. Madje në fund të argumentimit që ai jep për çdo nen të kontestuar, Presidenti i Republikës sugjeron se ndryshimi i shpeshtë dhe i shpejtë i akteve ligjore, si dhe mungesa e analizës së nevojshme juridike, përveçse nuk sjell rezultatet e pritshme në drejtim të përmirësimit cilësor të ligjit, por krijon edhe një praktikë të gabuar legjislative. Kreu i shtetit, duke iu referuar ligjit konkret që kaloi me votat kundër të deputetëve socialistë dhe atyre republikanë, ka kërkuar që objeksionet e tij të vlerësohen si një mundësi në drejtim të perfeksionimit të mëtejshëm të këtij ligji, përmes konsultimeve dhe arritjes së një kompromisi sa më të gjerë politik, duke iu përmbajtur gjithmonë kornizës kushtetuese, ligjeve në fuqi dhe parimeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Fjalimi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi dje në qytetin e Ohrit në Maqedoni, gjatë takimit të 15-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, se "Evropa e Bashkuar nuk mund të jetë e plotë pa shtrirjen e saj drejt Ballkanit Perëndimor". Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se "nga takimi i fundit në Bërno e deri më sot, kontinenti evropian ka përjetuar ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë pasqyruar jo vetëm ecurinë e suksesshme të proceseve integruese, por edhe domosdoshmërinë e ndjekjes së tyre. Në këtë dinamikë ndryshimesh janë përfshirë edhe vendet tona, të cilat, nëpërmjet mozaikut të stadit të tyre integrues, na ndihmojnë të kuptojmë historinë dhe të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët evropiane".