E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himariotet, te dyzuar per vendimin e gjykates

Banore te Himares jane shprehur te dyzuar, lidhur me vendimin e dhene nga Gjykata e Vlores, per kryetarin e bashkise Vasil Bollano, i cili pervec mases se denimit me burg dhe gjobes, ne baze te vendimit te Shkalles se Pare, nuk do te lejohet te ushtroje funksione publike per nje periudhe tre vjecare. Disa prej tyre kane deklaruar se kryetari i bashkise se tyre, nuk ka bare asnje gje te keqe vetem ka marre vendime qe i takojne lidhur me ceshtjen e tabelave, duke e cilesuar si skandaloz vendimin e gjykates. Te pyetur se si e gjykonin faktin qe rrezikonin te mos kishin me ne krye te bashkise Bollanon, ne rast se ky vendimin e Gjykates se Vlores do te mbetej ne fuqi, ata jane shprehur se, "do te zgjidhej nje Bollano tjeter, i ngjashem me te, se Himara eshte Himare dhe ashtu do te ngelet". Ndersa nuk kane munguar edhe banore, te cilet e kane cilesuar si te drejte vendimin e Gjykates se Vlores, duke u shprehur se, "eshte e rendesishme qe ata qe vjedhin dhe shkelin ligjin, te perballen te gjithe me drejtesine".

Precedenti i vitit 1994, solli tension mes Shqiperise dhe Greqise

Nuk jane larg vitet 1994-1995, kur pese veprimtaret e OMONIA-s u ndaluan dhe u derguan para gjykates, nen akuzen e spiunazhit. Ne ate kohe ka qene nje situate shume e tensionuar mes te dy vendeve e shoqeruar me fshesen ndaj emigranteve nga pala greke, por dhe braktisje takimesh ne nivel ministrash te Jashtem. Situata pati precipituar shume rende, me gjithe nderhyrjet e nderkombetareve per te qetesuar situaten, nderkohe qe ishte ish-kreu i Kasacionit ne ate kohe, Zef Brozi ai qe vendosi per lirimin e tyre nga salla e gjyqit. Ne ate kohe ne pushtet ishte e djathta e drejtuar nga Berisha, ish-President i vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›