Berisha: Ligji nuk vendoset me arkaizem
Vetem pak ore pas vendimit te Gjykates se Vlores, qe i jepte 6 muaj burg kryebashkiakut te Himares dhe heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit, ka reaguar kryeministri Sali Berisha me tone jo fort miqesore ndaj gjyqtareve vlonjate. Duke shprehur ndjeshmerine ndaj respektimit dhe garantimit te te drejtave dhe lirive te cdo qytetari, kreu i ekzekutivit shqiptar, i sapo kthyer nga vizita ne Kine eshte shprehur se interpretimet dhe zbatimi i ligjeve qe mund te mbartin nuanca politike, nuk i sherbejne vendosjes se ligjit. Ai duke deklaruar garancine e respektimit te pavaresise se sistemit gjyqesor, nuk ka mundur te qendroje ne heshtje, ne lidhje me kete vendim per kryebashkiakun e Himares, qe eshte njeheresh dhe kreu i OMONIA-s, perfaqesuese e minoritetit greke ne Shqiperi. "Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmone shume i ndjeshem ndaj respektimit dhe garantimit te te drejtave dhe lirive te cdo qytetari, si dhe per respektimin e plote te pavaresise se sistemit gjyqesor, mendon se interpretime dhe zbatime te ligjeve, te cilat mund te mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i sherbejne qellimit te vendosjes se ligjit", thuhet ne deklaraten per shtyp te shperndare nga ana e zyres se shtypit te kryeministrise, ne emer te kryeministrit Sali Berisha. Ky reagim i kryeministrit ka ardhur pas vendimit te Gjykates se Vlores, per heqjen e te drejtes politike dhe elektorale ndaj kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano. Gjykata e Vlores shpalli fajtor kryebashkiakun e Himares, pas akuzes qe i beri prokuroria Bollanos, se hoqi tabelat shqip ne rrugen Qeparo-Llogara. Bollano u denua me 6 muaj burg, 5 milione leke te vjetra gjobe si dhe i hiqet per 3 vjet e drejta e funksioneve publike. Sic ka munguar gjate gjithe seancave, edhe ne seancen perfundimtare Bollano nuk ishte i pranishem. Kryebashkiaku i Himares ka shenuar disa perplasje ne zonen ku ushtron funksionin e tij, si drejtues i kesaj njesie vendore, por dhe per deklaratat e tij te cilesuar si antikombetare, me statusin e kreut te minoritetit grek ne Shqiperi dhe organizates se saj OMONIA. Kjo ka sjelle jo pak perplasje ne politiken shqiptare, nje pjese e se ciles e ka akuzuar ate per nje politike antikombetare dhe qe cenon sentimentin nacional te shqiptareve. Faqja e internetit ne gjuhen greke e bashkise, ndryshimi i emrave shqiptare por dhe heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka sjelle me te vertete irritimin e nje pjese te politikes, por dhe te banoreve te atyre zonave. A.G