PS-PD bien dakord për ndryshimin e rregullores së Kuvendit
Deputetët Malaj dhe Dervishi paraqesin nismën e re ligjore. Propozimi mbështetet nga shumica, Beja: “Jemi dakord”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste propozon ndryshimin e rregullores së Kuvendit për të shmangur krizat dhe përplasjet midis institucioneve kushtetuese. Ndërkohë, propozimi mirëpritet nga ana e maxhorancës, nëpërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Fatos Beja. Gjatë ditës së djeshme, dy deputetë të Partisë Socialiste, Arben Malaj dhe Besnik Dervishi kërkuan ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe konkretisht ndryshimin e nenit 111. Sipas tyre, propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit vjen si një domosdoshmëri për shkak të paqartësisë së krijuar për respektimin e parimit të rëndësishëm të ndarjes e balancimit të pushteteve, për shkak të vonesave në dhënien e pëlqimit apo emërimit për anëtarët e institucioneve kushtetuese si dhe për të zhbllokuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet Gjykata e Lartë, e cila ka 7 vende vakante.
Propozimi
Deputetët e PS-së, Arben Malaj dhe Besnik Dervishi, të cilët prezantuan nismën ligjore për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, thanë se qëllimi kryesor i kësaj nisme është thjesht dhe vetëm evitimi i krizave dhe përplasjeve midis institucioneve kushtetuese. Sipas tyre, propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit konsiston në qartësimin më mirë të procedurës së Kuvendit, ku përfshihen vetëm komisionet përkatëse dhe seanca parlamentare. “Kryetari i Kuvendit, menjëherë nga mbërritja e kërkesës për pëlqim apo emërim, ia kalon atë komisionit përkatës”, - tha deputeti Dervish. Ata shtuan se nisma ligjore synon gjithashtu organizimin e detyrueshëm të seancave dëgjimore nga ana e komisioneve përkatëse parlamentare për çdo kandidat apo kërkesë.
“Në këtë rast është tentuar që pa ndryshuar totalin e kohës në dispozicion të Kuvendit, t’i jepet prioritet shqyrtimit në komision të kandidaturave si nga pikëpamja e kritereve ligjore, ashtu dhe nga ajo e meritës. Kjo kohë respektohet e integruar edhe me propozimin tjetër, ku që nga momenti i mbërritjes së shkresës nga institucionet që kërkojnë pëlqim apo bëjnë propozime konkrete dhe presin miratimin e Kuvendit, nënkupton edhe përfshirjen e menjëhershme dhe të detyrueshme në kalendarin e punës së Kuvendit”, - deklaruan deputetët e PS-së, Arben Malaj dhe Besnik Dervishi.
Shumica
Maxhoranca duket se ka mirëpritur propozimin e bërë nga Partia Socialiste për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha se e konsideronte me vend ndryshimin e rregullores së Kuvendit, për të shmangur krizat institucionale dhe se për këtë kishte rëndë dakord edhe në një takim që kishte zhvilluar me përfaqësuesit dhe ekspertët e Misionit të Komisionit Europian për Gjyqësorin URALIUS. “Procedurat duhet të jenë sa më të përshtatshme për të realizuar qëllimin. Unë kam bërë një takim me përfaqësues të URALIUS, një mision ekspertësh që janë në Shqipëri, pikërisht për të diskutuar çështje të veçanta që lidhem me rregulloren dhe me këtë proces. Jemi ndaluar në shumë aspekte për t’i saktësuar. Jemi ndalur në afatet që në parim Parlamenti duhet të analizojë me ritëm kandidaturat që vijnë. Nuk lidhet vetëm me Gjykatën e Lartë, por me të gjitha institucionet kushtetuese dhe ato që krijohen me ligj. Dëgjimi është një procedurë klasike parlamentare që doemos do të përdoret për të përcaktuar atë që është e domosdoshme për çdo kandidaturë. Këtu flasim për meritën e kandidaturave. Merita nuk bëhet në një mbledhje, por ndërthuret në bazë të kritereve dhe mbledhjes së informacioneve. Një kandidaturë gjyqtari është e matshme nga puna që ka bërë.
Disa gjëra do të përcaktohen në ligj disa në rregullore. Ka filluar puna për rregulloren, krahas meritës kritereve, afateve janë dhe kushtet e realizimit të konsultimeve”, - tha Beja.
21 Qershor 2008