Trafiku i armëve, arrestohet Efraim Diveroli në SHBA
Diveroli akuzohet për thyerjen e tregtisë së armëve. Ai ishte protagonist në skandalin e armëve me Shqipërinë
Habjon Hasani
Djaloshi 22-vjeçar, Efraim Diveroli, i cili tronditi Pentagonin dhe Shqipërinë dy muaj më parë, është arrestuar mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tij në Miami Beach. Autoritetet e Miami-t janë shprehur se së bashku me 22-vjeçarin Diveroli janë arrestuar edhe tre drejtues të tjerë të firmës “AEY”, të cilët janë vartës të Diverolit. Ai akuzohet për thyerjen e kontratës me Pentagonin për furnizimin me municione të forcave afgane. Emri i tij bëri xhiron e botës kur prestigjiozja “New York Times” zbuloi se Diveroli jo vetëm kishte fituar një kontratë prej 33 milionë dollarësh për furnizimin e ushtrisë afgane, por i kishte furnizuar ata me armë dhe fishekë skarco të vjetra, ruse dhe kineze. Pikërisht në këtë pikë është bërë pjesë e skandalit edhe Shqipëria. Një pjesë të mirë të këtyre fishekëve dhe municioneve të vjetra Diveroli i ka blerë në Shqipëri, ndërsa sikurse u vërtetua, zyrtarët shqiptarë duket se e “i vunë gjobë” Diverolit duke futur në lojë firmën fantazmë “Evdin ltd”, e cila luante rolin e ndërmjetësit dhe merrte një pjesë të mirë të parave që kishte lëvruar Pentagoni. Ndërhyrja e firmës “Evdin ltd” duket se ka qenë dhe pika e kthesës së skandalit, pasi me hyrjen e kësaj firme në lojë u përjashtua firma “Xhoi” e biznesmenit Kosta Trebicka, e cila përgjigjej për paketimin e municioneve. Në këtë moment Trebicka ka regjistruar të gjitha telefonatat që ai kryente me Diverolin (ky i fundit e kishte pajtuar që në fillim), ndërsa përmbajtja e bisedave linte të kuptohej se në fakt ndërhyrjen e kishte bërë djali i kryeministrit shqiptar. Diveroli ka ardhur në Shqipëri për të sqaruar marrëdhëniet e biznesit me kreun e “MEICO”-s, Ylli Pinari, ndërsa ky i fundit e ka takuar Diverolin në një apartament me biznesmenin Mihal Delijorgji dhe një tjetër person ende sot i paidentifikuar. Sipas Trebickës, ka qenë pikërisht në këtë takim ku Pinari dhe Delijorgji kanë kërkuar që një pjesë e parave të shkonte për llogari të firmës fantazmë-seksere “Evdin ltd”.
Pak kohë më parë mediat shqiptare botuan të plota përgjimet e bisedave mes Trebickës dhe Diverolit, ku ky i fundit i etiketonte negociatorët e Ministrisë së Mbrojtjes si “albanian mafia”. Pas artikullit në “New York Times” Diveroli dëshmoi në Kongresin Amerikan si dhe në organet hetimore amerikane. Së fundi duket se ai është gjetur fajtor për thyerjen e termave të kontratës me Pentagonin. Dëshmia e tij është parë me interes edhe nga Prokuroria shqiptare, e cila ka shprehur dëshirën për ta marrë në pyetje Diverolin.
21 Qershor 2008