E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqiperia, aleatja e madhe e Kosoves

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, gjate nje fjalimi ne kuvendin e Kosoves kerkoi nga autoritetet atje, qe te mos lejojne incidentet, pasi cdo akt dhune cenon jo vetem integritetin e Kosoves, por edhe te rajonit.

Duke kerkuar garantimin e te drejtave dhe te lirive te minoriteteve, kreu i shtetit theksoi se cdo incident ngjall frike dhe pasiguri mes njerezve.

Kreu shqiptar premtoi mbeshtetje te plote te Kosoves ne arenen nderkombetare dhe theksoi se Shqiperia eshte aleatja me e madhe e Prishtines ne rrugen e saj drejt Evropes dhe aleances Euroatlantike.

"Dy vendet tona mund te japin shembullin e bashkepunimit dypalesh ne nivel rajonal. Nuk mund te kuptohet rajoni i Ballkanit pa ardhmerine e Kosoves. Ne do te bejme c'eshte e mundur qe zeri i saj te degjohet per ceshtje te rendesishme", u shpreh Topi.

Gjate fjalimit te tij, para ligjveneseve kosovare, kreu shqiptar gjeti rastin t'i percjelle popullit te Kosoves urimet me te mira per shpalljen e pavaresise, qe ishte kurorezim i nje beteje te gjate.

Topi theksoi, se tani Kosoven e presin sfida te medha, ndaj duhet te punoje shume per te krijuar nje vend ku te gjithe etnite mund te bashkejetojne qetesisht dhe ne paqe.

Prej salles se kuvendit te Kosoves, Topi kerkoi qe Serbia te bashkepunoje me institucionet e Prishtines, ne te mire te minoritetit te saj, per ta nxitur te gezoje te drejtat dhe lirite qe ia garanton Kushtetuta e Kosoves.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›