Vendorët e Shkodrës harrojnë Tefë Palushin
08/01/2009 Flet i vëllai, Paulin Palushi
SHKODER- Artisti grafik Paulin Palushi i ka dërguar një letër të hapur Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës për vëllain e tij të mirënjohurin Shtjefën Palushi të njohur nga gjithë shqiptarët me emrin Tefa. Në këtë letër Paulin Palushi shprehet se megjithëse është vëllai i Tefës, po shkruan si artist e koleg që e njeh krijimtarinë e tij. Paulin Palushi duke folur për Tefën, shkruan për të sjellë në kujtesë vlerat e Tefës. “Megjithëse handikap që në moshë të re, kur njerëzit me kondicion fizik si të tijin do të kishin shitur cigare në ndonjë kioskë të vogël të NTAN-së, ai kontribuoi me artin e tij në arenën kombëtare me shumë sukses duke qenë numri 1 i karikaturës shqiptare. Megjithëse autoritetet e artit kombëtar i kërkuan disa herë që të vendosej në Tiranë, ai asnjëherë nuk e braktisi Shkodrën e tij të dashur. Për këtë autoritetet e qytetit të tij e vlerësuan me ZERO (0) mirënjohje, shpërblim i zakonshëm në atë kohë për jo servilët, dhe kjo mirënjohje vazhdon edhe sot (pas vdekjes). Të vetmet mirënjohje (e fundit është Urdhri Naim Frashëri i Klasit të Parë) ju dhanë Shtjefën Palushit nga Autoritetet Kombëtare në Tiranë ku ai nuk jetoi asnjë ditë, por asnjë nuk është me propozim të autoriteteve kulturore apo shtetërore të qytetit të Shkodrës”.
V. Abdyli