MB akordon 1.3 milionë lekë për familjet e viktimave
08/01/2009 Tragjedia e Gjirokastrës
GJIROKASTER - Dy familje që humbën të afërmit e tyre nga shembja e pallatit pesëkatësh në mesditën e 9 nëntorit në qytetin e Gjirokastrës, do të përfitojnë së bashku 13 milionë lekë të vjetra, fondi i akorduar nga Ministria e Brendshme.
Këtë lajm e konfirmoi dje për gazetën "Metropol" prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili tha se krahas dëmshpërblimit që përfituan disa ditë më parë nga fondi i buxhetit të shtetit, dy familjet që humbën të afërmit e tyre do të përfitojnë edhe një shumë tjetër. Ministria e Brendshme ka reaguar duke i akorduar shumën 13 milionë lekë të vjetra”, tha Ksera, i cili shtoi se familja Dajlani, i cili humbi tragjikisht bashkëshorten Valbona, 34 vjeçe dhe vajzën Anxhela, 12 vjeç do të përfitojë 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa familja Zotkaj, i humbi bashkëshorten Parashqeri 65 vjeç do të përfitojnë shumën 3 milionë lekë të vjetra. Dy ditë më parë, 18 familje të prekura nga tragjedia e 9 nëntorit, kanë tërhequr në filialin e Bankës Popullore, dëmshpërblimit prej 46 milionë lekë, fond i akorduar nga buxheti i shtetit.
Për rrëzimin e këtij pallati deri tani janë ndaluar dhjetë persona.
E. Molla