I ftohti, qytetarët tentojnë të vjedhin energjinë
08/01/2009 Nuk kanë mundësi ta paguajnë, as të blejnë dru
KORÇE- Duke filluar që nga dita e parë e këtij muaji dhe në vijim temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer qarkun e Korçës. Ndërkaq parashikohet se e njëjta situatë do të jetë edhe në ditët në vijim. Aktualisht temperaturat kanë zbritur deri në – 6 gradë celcius. Për rrjedhojë për shumë banorë të këtij rajoni ngrohja me dru zjarri apo me energji elektrike është kthyer në një problem mjaft serioz. Mjaft prej tyre nuk kanë mundësi të blejnë dru, por as të paguajnë energjinë elektrike të konsumuar për ngrohje. Është kjo arsyeja që mjaft banorë të rrethit të Korçës dhe veçanërisht ata të qytetit, po i drejtohen energjisë elektrike, duke tentuar ta vjedhin atë. Ditët e fundit është vënë re se njerëzit po tentojnë të prishin vulat e matësve elektrikë, të realizojnë lidhje të dyfishta apo edhe të vjedhin atë duke marrë energji nga linjat kryesore. Për gjithçka më sipër është bërë e ditur nga burime pranë OSSH-së Korçë. Të njëjtat burime thanë se, konsumi i energjisë elektrike për këtë zonë, para festive të fundvitit shkonte në 650.000 kilovat orë, ndërsa duke filluar nga dita e parë e muajit janar e në vazhdim, konsumi ka arritur në 900.000 kilovatorë një shifër kjo e pa njohur në vitet e mëparshme.
V. Hasani