E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic sugjeron Ivanovin për çështjen e emrit

SHKUP- Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic ka sugjeruar që kontesti për çështjen e emrit përmes arbitrazhit të lihet anash, derisa Maqedonia të realizojë qëllimet e saja euroatlantike.
Këto komente Mesic i ka bërë të enjten në Shkup, pas takimeve me homologun e tij maqedonas, Georgi Ivanov dhe kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski.

“Egzistojnë më shumë mënyra të tejkalohet edhe kjo bllokadë. Njëra nga mënyrat është të ngrihet kjo çështje, derisa sa Maqedonia ti realizojë qëllimet e saja euroatlantike.”, ka theksuar Mesic.

Ndërkaq si mundësi tjetër presidenti kroat ka përmendur formimin e një arbitrazhi, i cili këtë çështje bilaterale do ta linte anash, kurse negociatat e Maqedonisë të zhvilloheshin edhe më tej me Bashkimin Evropian. Në të kundërt ai ka theksuar, duhet të vazhdojnë negociatat bilaterale, por me respektimin e argumenteve historike.

George Ivanov ka theksuar në takimin me Mecic, se Maqedonia pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian më shtatë dhjetor, sepse sipas tij vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e domosdoshme.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›