QSUT, shërbim i ri në repatin infektiv
TIRANE- Është inaguruar sot shërbimi i ri i reaminacionit në repartin infektiv në QSUT. Investimi i ri modern pas një projekti të përbashkët të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare do tu vijë në ndihmë jo vetëm pacientëve të prekur rëndë me virusin AH1N1 por dhe rasteve të tjera të rënda respiratore.
Shefi i repartit infektiv Dhimitër Kraja tha se salla e re e reaminacionit është me katër shtretër dhe plotësisht e mjaftueshme për të përballuar raste me patologji të rënda. Kraja e cilësoi në kontroll situatën e gripit të derrit. Cdo ditë në infektivin e QSUT paraqiten 60-70 persona me grip, gjysma e të cilëve të infektuar me virusin AH1N1. Kraja pranon se po trajtohen edhe raste të rënda por jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/News24/BalkanWeb)