“Ne jo me Berishën, por nuk bojkotojmë seancat”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim hedh poshtë çdo prapavijë politike pas bashkimit të votave me mazhorancën për miratimin në Kuvend të ligjit për Kodin Ajror, që kërkonte një shumicë të cilësuar prej 84 votash, vota që e vetme shumica nuk i kishte. Menjëherë pas miratimit të njëanshëm dhe pa opozitën në sallë të ligjit për pastërtinë e figurave, LSI është rikthyer në seancë duke i dhënë Partisë Demokratike, votat e nevojshme për të garantuar miratimin e ligjit. Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili, sqaroi se LSI nuk ka asnjë vendim për bojkot të seancave dhe do të votojë çdo ligj që respekton standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. “Kthimi në sallë dhe votimi i një ligji, që për saktësi të publikut bëhet fjalë për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë, pra një ligji tepër të rëndësishëm për standardet evropiane, ka lidhje me dy çështje të mëdha. Së pari, ne kemi refuzuar politikën e bojkotit si një politikë e vjetër, shumë e konsumuar dhe e shpërdoruar nga dy partitë e vjetra.
Së dyti, çdo iniciativë ligjore, që respekton dhe garanton standardet evropiane, aq të domosdoshme për mirëfunksionimin e vendit, sigurisht që do ta ketë mbështetjen dhe votën tonë”, - tha ai. Vasili hodhi poshtë gjithashtu edhe ato që i quajti provokime të Kryeministrit kundrejt socialistëve, për sa i përket bashkimit të votave me LSI-në për të miratuar Kodin Zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm, Vasili, theksoi se LSI është për një proces gjithëpërfshirës dhe ka ndjekur deri tani një linjë parimore larg kulisave nën tryeza. “Letra e bërë për Ramën për një takim për çështje të Kodit Zgjedhor dhe iniciativa për një dialog, i cili promovohej nga njerëz dhe figura të së majtës shqiptare, janë në shërbim të gjetjes së një dialogu parimor për të vendosur në parametrat e duhura, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, - u shpreh Vasili. Ai ka kritikuar më tej Qeverinë për mungesën e masave që pengojnë rritjen e çmimeve me rastin e festave të fundvitit. Sipas tij, realiteti i trishtë ekonomik dhe social i qytetarëve shqiptarë, është akuza më e rëndë për papërgjegjshmërinë e qeverisjes së kryeministrit Berisha, i cili, kur flet për rritje të mirëqenies, përmend shifra që realiteti shqiptar i denoncon si të pavërteta.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008