“Shqipëria të presë zgjedhjet për anëtarësimin në BE”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Hartimi i një axhende për ritmet e procesit të aplikimit si edhe angazhimi i politikës shqiptare për të realizuar këtë axhendë, brenda një kuadri kohor realist, u theksua nga pjesëmarrësit si një domosdoshmëri, e cila më shumë sesa afatet kohore, duhet të reflektojë një qasje serioze ndaj reformave dhe kapaciteteve të vendit për të absorbuar procesin”
Shqipëria duhet të presë përfundimin e zgjedhjeve të qershorit dhe pastaj të aplikojë për statusin e vendit kandidat. Ky sugjerim vjen nga numri dy i ambasadës çeke, Adam Pinos, vend i cili në janar merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Sipas diplomatit çek, Shqipëria nuk ka pse të nxitojë me aplikimin, pasi mund të presë përfundimin e zgjedhjeve dhe të aplikojë gjatë presidencës suedeze. Në po të njëjtën linjë është edhe kreu i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ilir Meta, i cili ka theksuar se aplikimi për statusin e vendit kandidat është qesharak, nëse bëhet para zgjedhjeve të përgjithshme. Komentet e tyre u bënë gjatë një tryeze diskutimesh me temë “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Sfidat e procesit të aplikimit”, të organizuar nga IDN. Pak kohë më parë ka qenë kreu i Qeverisë, i cili, duke komentuar proceset integruese, ka pohuar se vendi ynë do të apikojë për vendin kandidat në BE në fillim të 2009-ës. “Viti që vjen është shumë i rëndësishëm. Mbi bazën e vlerësimeve të bëra, Shqipëria mund të kandidojë si vend kandidat për në BE”, - ka deklaruar pak kohë më parë Kryeministri.
Tryeza
Në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për t u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi dje një tryezë diskutimesh me temë “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Sfidat e procesit të aplikimit” me ekspertë të shoqërisë civile, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe zyrtarë të lartë të administratës shqiptare ndër të cilët ishte Adam Pinos, zëvendësambasador i Republikës Çeke në Shqipëri, Arben Kashahu, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, Gjergji Vurmo i IDN-së, Ditmir Bushati, kreu i Lëvizjes Evropiane, Gjergji Filipi nga Instituti “Agenda” dhe kreu i Komisionit të Integrimit, njëkohësisht kryetar i LSI-së, Ilir Meta. Folësit në këtë forum debati u fokusuan kryesisht tek sfidat e vendit në prag të aplikimit për anëtarësim nga pikëpamja e kapaciteteve administrative, progresit të reformave, zhvillimeve rajonale dhe atyre në BE, si edhe tek skenarët e mundshëm të ritmeve të procesimit të këtij aplikimi. Hartimi i një axhende për ritmet e procesit të aplikimit si edhe angazhimi i politikës shqiptare për të realizuar këtë axhendë brenda një kuadri kohor realist u theksua nga pjesëmarrësit si një domosdoshmëri e cila më shumë sesa afatet kohore, duhet të reflektojë një qasje serioze ndaj reformave dhe kapaciteteve të vendit për të absorbuar procesin. Një qasje e tillë ndaj procesit, rrjedhimisht, do të nënkuptojë një proces të udhëhequr nga ambicie realiste, i kushtëzuar nga progresi i prekshëm në fushat prioritare, i mbështetur në konsensus politik për paketën e reformave dhe sigurisht edhe në kapacitete administrative të zhvilluara. Duke theksuar rëndësinë e një debati më intensiv në lidhje me procesin e aplikimit të vendit për anëtarësim në BE, pjesëmarrësit në takim vlerësuan dokumentet e politikës së hartuar nga IDN (“Anëtarësimi në BE - Koha e duhur për aplimikin e Shqipërisë”, tetor 2008) dhe ai i Institutit “Agenda”, si kontribute të qenësishme në politikëbërjen dhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Thuajse dy vjet e gjysmë nga nënshkrimi i MSA aktorët e politikës shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e aplikimit të vendit për anëtarësim në BE në fillim të vitit të ardhshëm, nën Presidencën çeke. Deklaratat politike dhe debati mbi këtë hap të rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë këtij viti duke reflektuar jo vetëm zhvillime të rëndësishme brenda vendit në lidhje me aplikimin për anëtarësim, por duke i analizuar ato edhe nga një perspektivë rajonale e zhvillimeve – mungesa e një date për hapjen e negociatave me Maqedoninë, prospektet e anëtarësimit të Krocisë në 2010 - 2011, marrëdhëniet BE – Serbi dhe aplikimi për anëtarësim i Malit të Zi më 15 dhjetor 2008 nën Presidencën franceze etj.
S. Topi
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008