Topi: Sot kemi një sistem drejtësie më të besueshëm sesa 3 vite më parë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar dje reformat e ndërmarra nga mazhoranca aktuale në sistemin e drejtësisë, çka e ka shndërruar këtë të fundit në një sektor më të besueshëm se më parë. Në një takim të organizuar në Pallatin e Brigadave me përfaqësues të ekzekutivit, gjyqësorit, trupit diplomatik, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kreu i Shtetit theksoi se drejtësia mbetet sfida e përhershme e “shtetit, arena ku përballen autoriteti i tij me pretendimet e të gjithë shoqërisë”. “Drejtësia është e vërteta në veprim, që fillon me ligje të mira, por që suksesi i qëndron në vullnetin e plotë për zbatimin e tyre. Drejtësia kërkon profesionalizëm, por dhënia e saj varet në integritetin moral të prokurorit dhe gjyqtarit”- tha presidenti Topi. Duke e konsideruar “pjesë të rëndësishme të axhendës së shtetit shqiptar”, kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi nënvizoi se ndërsa reformimi i drejtësisë është pjesë e paketës së angazhimeve tona në kuadër të MSA-së, sërish sistemi gjyqësor mbetet fusha e përfolur. “Gjykata është vendi ku filtrohen për herë të fundit kontradiktat e shoqërisë dhe të strukturave të tjera të shtetit, vendimet e së cilës do të mbahen mend gjatë, prandaj me drejtësinë nuk ka tratativa. Ligji është pikërisht ajo forcë që bën të mundur lirinë dhe progresin në demokracinë tonë. Është pikërisht ligji që i jep njerëzve sigurinë që ata nuk mund ta kenë në mënyrë tjetër” - theksoi Presideti i Republikës. Duke vënë në dukje se “drejtësia është një kosto që duhet paguar me çdo kusht”, ai iu referua statistikave të botuara, mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të policisë së shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, të cilat, sipas tij, “nuk janë për t’u lavdëruar”. Megjithatë, nënvizoi presidenti Topi, “përpjekjet e shtetit për të ngritur standardet e dretjësisë, janë për t’u përshëndetur”. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe organi i prokurorisë, tashmë kanë dhënë shenjat e para të angazhimit serioz në luftën kundër korrupsionit. Në vitin 2008 të dhënat e sondazhit në nivel kombëtar për sektorin e drejtësisë, janë më të mira krahasuar me tre vite më parë. Skema e besimit të publikut sot në sistemin e drejtësisë, ka lëvizur në kahun pozitiv edhe pse me hapa të vogla. Sot, ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme sesa dje dhe kjo duhet të na inkurajojë. Problematika e organeve që e përbëjnë sistemin e drejtësisë, nuk duhet parë si një pengesë për të ardhmen, por zgjidhja e tyre është një objektiv që duhet realizuar sa më shpejt. Garantimi i pavarësisë reale të sistemit të drejtësisë, nëpërmjet fuqizimit të institucioneve të vetëkontrollit dhe administrimit të gjyqësorit, rritja e profesionalizmit të prokurorëve e gjyqtarëve janë padyshim standarde që duhet të arrihen me çdo kusht”- vijoi më tej kreu i shtetit. Presidenti Topi shprehu bindjen se drejtësia shqiptare ka njerëz profesionistë, me integritet, të cilët “duhen motivuar sipas kritereve te vlerësimit dhe të ngritjes në karrierë”.
Juristë amerikanë vlerësojnë përparimet në sistemin gjyqësor shqiptar/Në kuadër të ditës kombëtare të Drejtësisë, Presidenti i Republikës Bamir Topi priti dje në një takim në Pallatin e Brigadave juristë të njohur amerikanë, të cilët vlerësuan “rolin dhe kontributin e Presidentit Topi dhe punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë procesit të reformimit të gjyqësorit shqiptar”. Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Pol Magnuson, gjyqtar federal i shtetit amerikan të Minesotës, Xhon Uoker, kryetar i Gjykatës së Apelit në Nju Jork dhe Robert Atër, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të shtetit të Uashingtonit, të cilët shoqëroheshin nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Ëithers. Juristët amerikanë vlerësuan edhe përparimet e sukseset e shënuara, jo vetëm në dhënien e drejtësisë, por edhe në rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor shqiptar duke theksuar se, “njerëzit e drejtësisë kanë gjithmonë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij”. Nga ana e tij, Presidenti Topi vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të juristëve amerikanë në reformimin dhe përmirësimin e drejtësisë shqiptare, si dhe përshkroi reformat e ndërmarra në vend si ajo në gjyqësor, ndryshimet në Kushtetutë dhe reformën zgjedhore, të cilat janë miratuar me një konsensus të gjerë politik. Presidenti vlerësoi sukseset e arritura në procesin transparent dhe krejtësisht publik të reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke bërë të mundur pavarësinë e tij, rritjen e profesionalizmit, etikës dhe efektshmërisë së juristëve, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të këtij sistemi. Por, nga ana tjetër, Kreu i Shtetit theksoi nevojën për më tepër kurajo në mënyrë që të gjitha gjykatat e vendit tonë dhe drejtësia të ecë përpara në përmbushje të kërkesave të qytetarëve për drejtësi dhe arritjes së standardeve të vendeve më të përparuara demokratike.
Topi dekoron disa juristë të mirënjohur të vendit/Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e Ditës së Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi disa juristë të njohur të vendit, për arritjet e tyre të rëndësishme në fushën e të drejtës dhe për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në këtë fushë. Në shenjë nderimi dhe respekti për punën e kryer, Presidenti Topi dekoroi z. Skënder Begeja dhe z. Njazi Jaho me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, z. Vladimir Kristo, z. Spiro Peçi, znj. Shpresa Breçaj dhe z. Skënder Kaçupi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, ndërkohë që Medalja e Mirënjohjes iu dorëzua z. Skënder Breca dhe z. Vasillaq Simeoni. Me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, Presidenti i Republikës, zhvilloi një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku ishin të ftuar personalitete të shquara të fushës të së drejtës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, etj