E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria në NATO”, Berisha: Reformat e qeverisë mundësuan marrjen e ftesës për në NATO

Në kuadër të turit të tij “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Sali Berisha është ndalur dje pasdite në Shkodër, ku e ka zhvilluar takime me banorët e qytetit në mjediset e teatrit “Migjeni”. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka vënë theksin tek sukseset e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe tek reformat që mundësuan marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO. “Qeveria që unë kryesoj po lufton seriozisht korrupsionin. Ftoj qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lufte. Gjithashtu, me reformat që ndërmorrëm treguam se e merituam ftesën e anëtarësimit në NATO. Tani, kemi mbështetjen e Perëndimit për anëtarësimin e plotë”, ka deklaruar Berisha. “Me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, liritë tuaja, për të cilat ju dhe gjithë shqiptarët sakrifikuat, kanë gjetur mburojë më të shkëlqyer, mbrojtjen më të madhe, sigurinë më të plotë për sot dhe brezat që vijnë”. Kryeministri e cilësoi Aleancën e Atlantikut të Veriut, si Aleancën me të pathyeshme të të gjitha kohërave. “Aleanca e Atlantikut të Veriut, është Aleanca e vlerave të kombeve të lira, zotimi i tyre i përbashkët për t’i mbrojtur këto vlera, për të mbrojtur lirinë”, theksoi Kryeministri. Ndërkaq, duke iu referuar përfundimit të raundit të dytë të negociatave me NATO-n, Berisha vlerësoi se “negociatat u mbyllën në kohën më të shpejtë që ka ndodhur ndonjëherë”. “Ka një ecuri shumë të mbarë në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO”, tha Berisha. Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Shkodra, se prestigji i shqiptarëve në botë është rritur nga dita në ditë, prestigj që kulmoi me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që u firmos dy vjet më parë. “Ishte ky prestigj në rritje që vitin e kaluar solli në Shqipëri, Presidentin e SHBA-së Xhorxh Ë. Bush, i cili dha edhe mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe mesazhin e famshëm për Kosovën “Koha është tani’”, tha Kryeministri. Ai ripërsëriti reformat e thella të qeverisë shqiptare në këto dy vjet e gjysmë që sollën dhe marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në Samitin e Bukureshtit. “Ne ia dolëm që me reformat më të thella, më serioze të bindim aleatët tanë se jemi të vendosur të respektojmë ligjin, jemi të vendosur të bashkëpunojmë për mbrojtjen e lirisë”, vijoi kryeministri, duke theksuar dhe një herë se ftesa e anëtarësimit në NATO ishte një mrekulli e vërtetë për shqiptarët.
Në takimin me banorët e qytetit të Shkodrës, në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, kryeministri Berisha theksoi se “qeveria që unë kryesoj është dëshmuar si një qeveri shumë serioze në luftën kundër korrupsionit”. Kreu i qeverisë nënvizoi se “ne si qeveri kemi marrë masa drastike në luftën ndaj korrupsionit dhe do të vazhdojmë të marrim edhe në të ardhmen”. Në këtë kontekst, Kryeministri tha se kemi shkurtuar me një të tretën shpenzimet operative, kemi ulur me 20 përqind koston e përgjithshme të prokurimeve në sajë të transparencës, kemi rritur të ardhurat, duke bërë uljen më të madhe të taksave jo 100, 200 apo 500 milionë dollarë, por 1.2 miliard dollarë, duke ua marrë që të gjitha kontrabandistëve dhe informalëve. “Këto dëshmojnë se në Shqipëri ka një qeveri serioze, e cila përpiqet me të gjithë forcën për të vendosur ligjin në vendin e vet, për të bërë që shteti ligjor të funksionojë”, theksoi Kryeministri. Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se “qeveria që unë kryesoj është dëshmuar si një qeveri shumë serioze në luftën kundër korrupsionit”. “Ne si qeveri kemi marrë masa drastike në luftën ndaj korrupsionit dhe do të vazhdojmë të marrim edhe në të ardhmen”. Në këtë kontekst, Kreu i qeverisë tha se kemi shkurtuar me një të tretën shpenzimet operative, kemi ulur me 20 përqind koston e përgjithshme të prokurimeve në sajë të transparencës, kemi rritur të ardhurat, duke bërë uljen më të madhe të taksave jo 100, 200 apo 500 milionë dollarë, por 1.2 miliard dollarë, duke ua marrë që të gjitha kontrabandistëve dhe informalëve”. “Këto dëshmojnë se në Shqipëri ka një qeveri serioze, e cila përpiqet me të gjithë forcën për të vendosur ligjin në vendin e vet, për të bërë që shteti ligjor të funksionojë”, theksoi Kryeministri. Duke iu rikthyer situatës aktuale në vend, Kryeministri Berisha vuri në dukje se ende ekziston varfëria në të vërtetë, e kushtëzuar kjo nga rritja e disa çmimeve të ushqimeve. “Por siç e kam deklaruar, dua të siguroj të gjithë pensionistët shqiptarë dhe të gjitha familjet në ndihmë ekonomike se qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarkë rritjen e këtyre çmimeve. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, i qëndrojmë me bindjen më të thellë. Të dhënat botërore për çmimin e ushqimeve janë pozitive. Mendoj se këtë vit do të ketë një prodhim më të mbarë. Ne do të kompensojmë qindarkë për qindarkë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe ky është një vendim i pandryshueshëm”, tha më tej kreu i qeverisë. Më tej kryeministri e ka vënë theksin tek Kosova, ku ka shprehur mbështetjen e Tiranës zyrtare për demokracinë në shtetin e ri të Evropës. “Qeveria mbështet përpjekjet e Kosovës për demokraci. Pavarësia e Kosovës ka ardhur si pasojë e qëndresës së shqiptarëve për liri. Nuk mund të ishim të lirë kur pjesë të kombit tonë ishin të cënuara”, ka shtuar Berisha.
Berisha: Po i japim Shkodrës infrastrukturën europiane që meriton/Gjatë turit “Shqipëria në NATO”, kryeministri Sali Berisha vizitoi dje qytetin e Shkodrës, ku dhe ka përuruar një pjesë të mirë të fillimit të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha deklaroi se “në turin tim “Shqipëria në NATO”, gjendem në Shkodër në kryeurën shekullore dhe mijëra vjeçare që lidh kombin me perëndimin. Shkodra i ruajti me çmimin dhe dinjitetin më të lartë, vlerat e saj. Askush në Europë nuk sakrifikoi gjysmën e dytë të shekullit për dinjitet dhe liri njerëzore, më shumë sesa qytetarët e këtij qyteti. Sot realizohet një ëndërr e madhe e atyre qindra mijëra qytetarëve të Shkodrës, të cilët u persekutuan dhe u sakrifikuan për vlerat e lirisë, u realizua një ëndërr e madhe e të gjithë shqiptarëve. Por, jam këtu gjithashtu për të inaguruar një seri punimesh shumë të rëndësishme publike që janë kryer dhe po kryhen në këtë qytet, rrugë të asfaltuara, shkolla të modernizuara”, tha Berisha. Ai vuri në dukje se vazhdon ndërtimi i unazës, përfundoi së restauruari rruga më përfaqësuese në këtë qyetet, “Kol Idromeno”, që do të shtrihet edhe më tutje në vazhdimësinë e saj. “Shkodra ka qenë qyteti më i hapur në krahasim me të gjitha qytetet, Shkodra ka lidhur Shqipërinë me të gjitha territoret. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar qytetarët e Shkodrës se në muajt e parë të vjeshtës do të fillojë ndërtimi i rrrugës që lidh këtë qytet me Podgoricën, një autostradë moderne e standardeve europiane. Sikurse dua të informoj qytetarët e Shkodrës se është hapur tenderi për ndërtimin e rrugës tjetër që lidh Shkodrën me Kosovën, rruga Fierzë- Koman sepse Shkodra në shekuj lidhjet më të ngushta i ka patur me Kosovën në tërësi dhe me Kosovën Perëndimore në veçanti. Ndërkohë me urën e Bunës intensifikohën lidhjet me Malin e Zi. Pra ne do t’i japim Shkodrës të gjitha lidhjet e fuqishme që ky qytet meriton të ketë me botën”, vuri në dukje kreu i qeverisë. Kryeministri Berisha inaguroi dje në Shkodër rrugën “Fetah Barbullushi”, rrugë që lidh zonën industriale me pjesën tjetër të qytetit. Duke e cilësuar këtë si një nga rrugët e rëndësishme të qytetit të Shkodrës, Kryeministri Berisha vlerësoi punimet cilësore dhe angazhimin e Bashkisë së Shkodrës për gjelbërimin e këtij segmenti rrugor. Rikonstruksioni i kësaj rruge është realizuar me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë 43 milionë lekë. “Ne inaugurojmë një rrugë shumë të rëndësishme në të cilën janë investuar 43 milionë lekë. Është bërë një punë shumë cilësore dhe Kryetari i Bashkisë ka marrë përsipër investimin për gjelbërimin e kësaj rruge të cilën do ta bëjë Bashkia e Shkodrës. Kështu që vitin tjetër do të vijmë të inaugurojmë pemët që ka mbjellur bashkia”, u shpreh Kryeministri Berisha. Ne, tha Kryeministri Berisha, jemi të vendosur të investojmë në infrastrukturën e qyteteve t`i nxjerrim ato nga balta dhe mund të them se projekti i rrugëve dytësore po trajtohet në shumë plane në mënyrë që të arrijmë t`i nxjerrim qytetarët nga ecja në rrugët me baltë. Gjithashtu, kreu i qeverisë, mori pjesë edhe në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, që përfshin segmentin Ura e Drinit-Ura e Bunës. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është investim i qeverisë shqiptare me vlerë 129 milionë lekë dhe parashikohet të përfundojë para afatit. Kryeministri Berisha pas prerjes së shiritit tha se me këtë inaugurim Shkodra bëhet me një hyrje moderne sipas parametrave të një qyteti europian, standarde të cilat i meriton plotësisht. “Me këtë inaugurim Shkodra do të bëhet me një hyrje moderne me katër korsi me trotuar dhe me ndriçime. Rruga që shpresojmë brenda pak muajve të fillojë, së bashku me Urën e Bunës i japin Shkodrës një infrastrukturë europiane që ajo e meriton”, tha Berisha. Më pas shefi i ekzekutivit, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Urës së Bunës, një investim i Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 7.2 milionë USD. Kryeministri Berisha vlerësoi se rikonstruksioni i kësaj ure ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë. “Sot inaugurojmë një nga urat më të rëndësishme të vendit urë me një gjatësi prej 270 metrash me një kosto 7.2 milionë dollarë, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë pasi kjo urë është shumë e rëndësishme për lidhjet që krijon me Malin e Zi. Me shumë interes e pret edhe qevria e Malit të Zi përfundimin e kësaj ure”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri vlerësoi se lumi i Bunës ka perspektivën e rikthimit të tij në lum të lundrueshëm siç ishte deri në fundin e shekullit të 19 dhe pak më vonë. “ Për këtë ajo është një urë që hapet dhe lejon kalimin e banorëve nëpërmjet lundrimit, në rast se ekologjistët dhe ekspertët e mjedisit konkludojnë se thellimi i Bunës nuk kompromenton ekosistemin, sepse një shekull veprim ka krijuar kondicione, të cilat nevojitet të studiohen me imtësi për mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit një nga sistemet më të mrekullueshme që ekzistojnë në Europë dhe më gjerë”, nënvizoi Kryeministri. Kjo urë, vijoi më tej Kryeministri Berisha financohet nga Banka Islamike dhe firma kontraktuese është një firmë, e cila ka një traditë pune shumë të mirë pune në Shqipëri dhe që ka marrë përsipër ta përfundojë urën në kohën më të shkurtër të mundshme. “Jam i bindur se puna me tre trurne do të shkurtojë afatin e përfundimit të kësaj ure. Dua të falenderoj presidentin e kompanisë , inxhinierët, projektuesit dhe të gjithë punëtorët që punojnë në këtë vepër një nga veprat më të rëndësishme në vendin tonë”, theksoi më tej Kryeministri Berisha. Rikonstruksioni i plotë i Urës së Bunës pritet të përfundojë në maj të vitit 2010.
Rikonstruksioni i rrugës muzeale në Shkodër, kthim në identitet i vlerave arkitekturore/Kryeministri Sali Berisha vlerësoi dje në Shkodër se rikonstruksioni i rrugës muzeale nga Piaca e qytetit tek shkolla ‘Branko Kadia’ përbën kthimin në identitet të vlerave arkitekturore të këtij qyteti. Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, z. Berisha përshkoi në këmbë rrugën muzeale, e rikonstruktuar plotësisht me fondet e buxhetit të shtetit, me vlerë 420 milionë lekë. Gjatë shëtitjes së lirë, Kryeministri Berisha u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me qytetarë të Shkodrës, të cilët vlerësuan këtë investim në një nga rrugët kryesore të qytetit. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u ndal edhe në Qendrën e Piktorëve “Kolë Idromeno”. Kreu i Qeverisë shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›