Vlerësimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv
27/04/2010 Ilir Meta
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar se vlerësimi nga institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë do të jetë pozitiv. Në një konferencë për shtyp, mbajtur dje në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta ka theksuar se raporti final do të bëhet publik në kohën e duhur. “Dua të sigurojë se në çdo rast vlerësimi për Shqipërinë do të jetë shumë pozitiv për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve, por më vjen keq kur shoh se edhe një pjesë e medies, për të cilën kam respekt, bëhet viktimë e titujve të porositur me keqdashje në dëm të këtij procesi dhe të imazhit të Shqipërisë”, - ka thënë Meta. Duke iu referuar përmbushjes së kritereve teknike, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh i bindur se suksesi do të jetë i padiskutueshëm dhe i evidentuar shumë qartë. “Ai që vendos për proceduarat është Komisioni Europian. Kemi të bëjmë me Parlamentin Europian, kemi të bëjmë me Këshillin, me vendet anëtare dhe sigurisht që jam i bindur se gjithë procesi do të ecë në mënyrë shumë normale dhe shumë pozitive”, - ka thënë Meta.