NOLI SHPALL: “KRISHTI U NGJALL”
15/05/2011 1. STEFANIA
Sa herë afrohen pashkët dhe vezët e kuqe, kujtoj Stefaninë, shoqen time të kursit të poezisë në kolegj. Stefi (e thërrisnim shkurt), një poete me origjinë greke, dallohej
për dy cilësi: poezitë e saj i shkruante vetëm me 2-3 vargje dhe… ishte një vajzë shumë e bukur. Cipa e fytyrës tejet e bardhë, profili grek, sytë e mëdhenj jeshilë dhe flokët e zinj, të rëndë e të ndritshëm, e hijeshonin jashtë mase. E vetëdijshme për bukurinë e saj, ishte mjaft kryelartë dhe e paafruar me të tjerët. Çdo student e quante privilegj nëse ajo denjonte ndonjëherë t’i falte një përshëndetje. Siç dukej, poetja magjepsëse filloi të miqësohej pak nga pak me mua, falë fqinjësisë së dy
vendeve tona, besimit tonë të njëjtë fetar dhe mbiemrit tim, që ajo pohonte se ishte grek, ndaj i shtonte një “s” në fund. “Zonja Theoharis - më thotë ajo një ditë, - kam dëshirë t’ju ftoj me gjithë zemër të vizitojmë Katedralen greke të Bostonit në darkën e Pashkës. Është një kishë madhështore dhe ka për të të pëlqyer me siguri!” Nuk ia prish dhe, të shtunën e Pashkës në orën dhjetë të natës, ngjitëm shkallët e Katedrales së mermertë. Stefi përshëndetet me të afërmit e saj, ndërsa unë ndalem te ballkoni i katit të dytë, nga ku duket salla e madhe festive e katit të parë. Kolonat e larta të mermerit dhe gjithë mjedisi janë stolisur me lule të bardha natyrale, fjongo të bardha mëndafshi dhe qirinj të mëdhenj, gjithashtu në ngjyrë të bardhë. Të vriten sytë nga mitra (kapela) e dhespotit, zbukuruar me gurë shumëngjyrësh të shkëlqyeshëm dhe nga pelerina e tij e qëndisur me ar. Tok me shikimet depërtuese të shenjtorëve nga afresket e mureve e të tavanit dhe tymit dalldisës të qirinjve e të temjanit, të ngjallet pa dashur ndjesia se me të vërtetë ekziston një Zot dhe ne duhet t’i falemi atij me përkushtim, përulje e përdëllim. Tashmë janë zënë të gjitha karriget nga qindra besimtarë greqishtfolës; gjithsecili duke mbajtur nga një qiri të ndezur në dorë. Stefi, veshur me një fustan bojë qielli të hapur, e ndriçuar në fytyrë nga rrezet kurorë të qiririt, i shëmbëllen një Shën Marie të vërtetë. Befas, kridhem e gjitha në kujtimet e paharruara të fëmijërisë, kur festonim Pashkët në kishën tonë të fshatit Dardhë. Kostumet e bukura të grave dardhare, qirinjtë e llambadhet, tufat me lule aguliçe dhe manushaqe të mbledhura me mundim bregut të lumit ose rrëzë përrenjve, sigurisht i errësojnë mjaft ndriçimet e kësaj Katedraleje. Po ashtu, zëri i ëmbël e kumbues i priftit të fshatit, Papa Kristos…Ndiej Stefin të më tërheqë për krahu: “Krishti u ngjall!” - më thotë ajo. - E dëgjon këngën e dhespotit?” Ora ka shënuar 12. Sallat e kishës oshtijnë nga zërat e grekëve. Atë çast po më kujtohet edhe mua kënga: “Krishti u ngjall së vdekuri, me vdekje vdekjen shkeli, edhe të varrosurve, u fali jetën…” Pra, filloj të këndoj dhe ta ngre zërin lart e më lart sipas melodisë, e mrekulluar nga jehona e tingujve të fjalëve shqip që përplasen në kubetë e mermerta të ndërtesës… Ndiej një pëshpëritje dhe lëvizje kokash në drejtimin tim. Një xhaxha me mustaqe e syze ulur para meje, lëviz kokën paksa majtas dhe mban vesh fjalët e këngës sime. Pastaj kthehet i gjithi nga unë dhe flet disi i papërmbajtur: “Zonjë, si duket…keni ardhur gabimisht në kishën tonë...” Zbres nga qielli në tokë. E kuptoj se mund të ndodhë një situatë e pakëndshme. Megjithatë, vazhdoj të këndoj dhe, kur mbarojnë të gjithë, ia kthej me një buzëqeshje: “Kjo është edhe kisha ime!” Në mënyrë demonstrative unë vendos gishtat në ballë e bëj kryqin. “Atëherë, - thotë ai, - këndo greqisht… Ja…fillo kështu: ‘Kristos anesti…’” “Unë e di këngën, zotëri!” - i them qetësisht. Plakushi skuqet edhe më në fytyrë dhe në sytë e tij dalloj shkëndija kërcënimi. Vë re se edhe Stefi, pas një ngurrimi, mundohet të më bindë se duhet të këndoj në gjuhën e tyre. “Dëgjo sa bukur tingëllon”, - thotë ajo dhe më zgjat tekstin e këngëve. Unë i zgjas dorën e i uroj natën e mirë. E shoh se lëndohet. Ndoshta u nxitova ca, po ashtu ma tha zemra. Tekefundit, shkak u bë këmbëngulja e plakut, jo ajo. Duke zbritur shkallët, qëndroj për disa minuta pa lëvizur, duke soditur në mur pikturën e Shën Gjergjit, i cili nuk e di pse, më shëmbëllen me Marko Boçarin mbi kalë…
2. LE TE FLASIM SHQIP
E gjithë biseda u zhvillua në telefon. Vetëm pak, shumë pak e njoha Varvarën nga qyteti i Swampscott-it. Në fillim më foli në anglisht pastaj, pas një pauze, dëgjova: “Unë e di shqipen”.
“Jeni shqiptare?” - e pyeta. Ajo qeshi sepse e priste këtë pyetje nga unë. “Jam greke, - tha. - Kam ardhur nga Greqia më 1940 e jam martuar me një amerikan. Burri im kishte biznes dhe shoqëri të ngushtë me një shqiptar që quhej Spiro. Nuk mund të gjendej njeri më i ndershëm, më nikoqir dhe më i dashur se ky shqiptari. Me ndihmën e tij biznesi na shkoi mbarë. Por, i gjori Spiro, mendjen e kish te Shqipëria, te gruaja e dy fëmijët. Kur psherëtinte ai, neve na këputej zemra. Burri im dhe unë provuam të mësojmë shqipen nga Spiroja. Veçse kështu ai do të zbavitej e nuk do të mërzitej. Dhe e mësuam shqipen nga Spiroja dhe miqtë e tij shqiptarë, që na vizitonin ngaherë. Dhe Spiros i qeshte nuri kur ne i flisnim fjalët e gjuhës së tij. Por ka vjet që miku ynë me emër të mirë, zoti Spiro, u kthye përgjithnjë në Gjirokastër dhe ne me burrin e ndiem shumë mungesën e tij. “Kishit letërkëmbim?” e pyeta unë. “Posi, letrat e dhuratat nuk sosnin derisa vdiq. Por ajo që do të të rrëfej e që ngjan ca e çuditshme, është se burri dhe unë vazhdonim të flisnim shqip. Kështu na voliste më mirë nga se na kujtohej edhe Spiroja. Veç…, kur më vdiq burri para dy vjetësh…, unë mbeta tamam jetime. Jo se jam pa njeri…Kam, të më rrojnë, djem e çupa, po unë humba burrin dhe shqipen së bashku. Kam dy vjet, moj çupë, që s’e flas me njeri shqipen. Më dëgjon? Flas çkoqur?” “Flet shumë mirë”, - ia ktheva. “Ndofta ti s’më beson, por më hipi në kokë: ja të gjej një shqipçe njeri, ja s’ka! Mora vesh se kanë kapërcyer Atlantikun shqiptarë të rinj. Pyeta kishë më kishë në njihnin ndonjë rob. Dhe ja…të gjeta ty!” “Jam e lumtur që të dëgjoj zërin,” i thashë. “Oh…, e lumtura jam unë, - psherëtiu ajo, - që tani nuk jam e vetme. A mundem, sometimes, të të kall e të llafosemi prapë në tellofon?” “Sa herë të dëshironi”, - iu përgjigja dhe i tregova se në çfarë ore mund të më gjente në shtëpi. Kështu, Varvara u bë gati si pjesëtare e familjes sonë, sepse telefononte çdo javë; tregonte si i kalonte fundjavat dhe pushimet me fëmijët e saj, çfarë gjellësh gatuante dhe çfarë këngësh shqiptare kishte dëgjuar nga kasetat e Spiros. Planifikuam disa herë të takoheshim, por ajo ishte e sëmurë e nuk pati mundësi. Kohët e fundit thoshte se qëndronte vazhdimisht brenda. Kaluan muaj dhe gjendja e saj u rëndua. Tani në një moshë të shtyrë mbi 90 vjeç, edhe bisedat telefonike u rralluan. Kur më fliste, jo vetëm që i shqiptonte fjalët me zor, por nganjëherë i ngatërronte me anglishten. I kisha premtuar se do t’i vija një javë para Pashkëve, të takoheshim, dhe me këtë rast, do t’ia skuqja vezët e Pashkës. I numëronte ditët. Kur… më lajmëruan nga kisha se kishte vdekur para një jave. Përveç keqardhjes që ndjeva, më mbeten peng dy gjëra. E para, që nuk e takova e ta përgëzoja për dëshirën e vullnetin e saj për të mësuar gjuhën shqipe, pa mësues e pa libra. E dyta, duhej t’ia kisha regjistruar zërin…Ia vlente që shumëkush ta dëgjonte atë shqiptim…
3. BORZILOKU I LEFTERISË
Dhembja dhe pendimi që më shkaktoi vdekja e Varvarës më dha një mësim se duhet mbajtur premtimi që u bëjmë pleqve. “Plaku sot është, nesër s’është”, thotë populli. Hap bllokun e shënimeve dhe lapsi qëndron tek emri i nënë Lefterisë, një shqiptaro-amerikane e moshuar që banon diku, në periferi të Lynn-it. E kisha takuar vetëm një herë në kishë para gjashtë vjetësh. Lë çdo punë dhe nisem…Qëndroj para gardhit të drunjtë që rrethon shtëpinë e saj. Dëbora ka mbuluar kopshtin para e mbrapa shtëpisë. Një drithërimë më pushton trupin kur vështroj se rrugica deri te porta e saj e ka dëborën të pashkelur. Zgjas dorën t’i bie ziles, por në vend të saj gjej një dorë hekuri që shtrëngon në gishtërinj një top metalik. (Si dyert e korçarëve). Kur e prek atë “dorë”, korrenti i kujtimeve të largëta më lëndon zemrën. Në dritaren e katit të parë lëviz një perde me hoja përmes së cilës dalloj fytyrën e paqme të një plake të moçme, aq shumë të ngjashme me fytyrën e një nënë korçare. Kur takohem, e i them se jam nga Korça, një ngjyrë e kuqe mbulon fytyrën e saj të zbehtë, tërë rrudha e gropa. Pa folur, ajo më merr për dore e më çon në dhomën e saj të thjeshtë me dy krevate e një komo. Në murin nga ana e lindjes është varur një kandil, me vaj e cila ndriçon dy ikona. Ajo tregon me një zë të dridhur: “Është kora e Shën Pjetrit dhe e Shën Thomait, janë kora të drunjta, të vjetra shumë, që i kam sjellë nga Korça”. Pastaj ngre dorën e thatë deri te balli e bën kryqin. Bëj edhe unë kryqin. Ulemi në shtratin e saj të mbuluar me një kuvertë rozë, punuar me mjeshtëri nga duart e saj. “U martuaç më 1935. Afërnaj vinin djem të rinj pe Amerike, kërkonin nuse, në Korçë. Unë isha çupë e re, e bukur doemos…Nëna më ushqente me reçel luleshtrydhesh të mbledhura në pyll. Po qëndisja në gjergjef ulur te pragu i portës, kur e pashë djalin që u vlova. Nëna e babai nuk donin…, më kishin bijë të vetme…Por unë isha e re…fiu-fiu…doja të vija në Amerikë, si shoqet. Dhe erdha. Pa shtëpi, pa katandi. Burri kishte punë të rëndë në fabrikën e lëkurëve. Atje u sëmur. Kur punonte, kur s’punonte. U detyrova hyra vetë në punë, në fabrikën e karameleve. Që pa gdhirë e gjer në të vonë të ditës…mbështill sheqerka me duar”. Ajo zgjat dorën e djathtë dhe vërej se akoma gishti i madh e ai tregues lëvizin automatikisht në ajër sikur mbështjellin diçka. “E kam peshqesh nga fabrika”, - nënqesh ajo. Ia marr dorën që dridhet në dy duart e mia e ia puth. “S’ma ka puthur njeri dorën gjer më sot, - thotë ajo, - bile as ime bijë!” “Keni një vajzë?” - e pyes. “Kam një çupë të martuar, po ç’e do ! U bë amerikankë, jo shqiptarkë.” Plakës i del një “oh…”, një rënkim nga shpirti. “Siç të thashë, burri u sëmur, shtëpia desh blerë, çupa desh shkolluar. Të gjitha këto u bënë me djersën time. Prandaj kjo shtëpi, që u ngrit nga duart e mia, mbeti shtëpi korçare që nga themeli e deri te kulmi. Këtu brenda nuk hyri Amerika kurrë. Nuk më ngjiti, dhe s’më ngjiti, e s’më ngjit më ky vend. Me këto duar të shtrembëruara punova në avlëmend qilimat, rrugicat, perdet e kuvertat, siç i sheh, të ka rehat shpirti!” Nënë Lefteria më nxjerr një tabaka me reçel luleshtrydheje e një gotë ujë me akull. “Më kujtohet nëna”, - thotë, - e nuk resht kurrë nga glikotë, që i bëj për merak.” Mbi komo qëndrojnë disa fotografi me korniza të praruara. “Ay që qesh atje, është i ndjeri, im shoq. Po nuk i shkoi jeta me të qeshur. Vojti i gjori, goxha! Dhe vdiq i ri…Mbeçë qyqare… Më vdiq nëna e babai në Shqipëri…atëherë mbeçë bonjake. Qaj ditë e qaj natë, sa i rrëzova krepallat e syve. Gabim që s’falej që shkela Amerikën. Dhe Zoti ma shpërbleu. Lashë nënën e babanë t’i qajnë bota, që s’do të më tretë dheu kurrë!” E prekur nga lotët e saj, mundohem të ndërroj bisedë. “Ti nënë Lefteri, je me famë për borzilokun tënd. Apo s’është kështu?” Ajo më merr prapë për dore e më çon në verandën e shtëpisë. Dhjetëra vazo të vogla e të mëdha gjelbërojnë nga gjethet e borzilokut. Dora e dridhshme e plakës kalon me përkëdhelje mbi degëzat delikate dhe një kundërmim erëmirë përhapet rreth e rrotull. “Po, - thotë ajo, - jam me famë, se ky është borzilok i rritur nga dora e nënës sime në Korçë. E kam sjellë farën që më 1934 e që atëherë e mbjell çdo sene, në pranverë. I sheh këto dy vazot e mëdha? Janë për varret e nënës e të babait.” Unë s’po kuptoja gjë. “E di që do të çuditesh, - thotë, - po unë kam ngritur dy varre në fund të kopshtit. E di që s’janë pe vërteti, po ama kam vend ku të qaj e të shfrej mallin për prindërit. I mbuloj varret me borzilok e qaj, e qaj me kuje e me ligje. Ky është dhe sebepi që çupa më iku shpejt nga shtëpia.” “Po tani ku ndodhet ajo?” - e pyes duke ia puthur dorën përsëri. “Është martuar…, ka bërë edhe fëmijë, por rrallë më shikojnë.” “Po ti i ke tmerruar me ato ulërimat e tua dhe me varret!” – i them unë me një ton qortues. “Ah…jam kjo që jam…s’ndreqem më! Jam pleqëri, jam e sëmurë dhe e di që do të vdes së shpejti. Por jam e gëzuar se atë orën e fundit do të më shfaqet nëna e babai e do të më marrin në prehër përgjithnjë...”
4. NENA E DHIMITRIT
Atë që nuk e bëri dot Lefteria me të bijën, e bëri nëna e
Dhimitrit me të birin. Dhimitrin e takova kur zhvillohej një aktivitet me shqiptarët e Massachusettsit, në “Pier 4” në Boston. Ai ka lindur në Worcester Mass nga prindër shqiptarë, që kanë emigruar në Amerikë qysh me 1906. Dhimitri, një mesoburrë me flokë të bardhë e fytyrë të qeshur, tregon: “Nëna e babai më pagëzuan me emrin ‘Dhimitër’, emrin e gjyshit, dhe ata nuk lejuan që të regjistrohesha në shkollë apo në dokumentet e tjera me emrin ‘Xhim’ (siç thirret emri Dhimitër në U.S.). Kur isha fëmijë, dhe shokët me vinin në shtëpi të më thërrisnin për të luajtur, në qoftë se më thoshin emrin ‘Xhim’, nëna nuk më linte të dilja me ta. Kështu, unë i porositja shokët që në shkollë, të mos harronin të më thërrisnin me emrin ‘Dhimitër’. Kjo u bë shkak që shokët e klasës të më vinin nofka, duke ironizuar emrin e gjyshit tim. Sigurisht, kthehesha në shtëpi nervoz dhe i zemëruar, por nëna e babai mundoheshin të më bindnin se emri im ishte më i bukuri nga të gjithë, sepse ishte emër shqiptar…Babai e nëna zbatonin një disiplinë të rreptë familjare, sipas normave shqiptare. Vetëm një herë dola nga shtëpia për të luajtur me fëmijët e tjerë, pa i marrë leje nënës dhe babai më dënoi. Çdo ditë duhej të përktheja fragmente nga bibla anglisht në gjuhën shqipe dhe në mbrëmje, kur babai kthehej nga puna, duhej t’ia lexoja. Kjo vazhdoi gjatë gjithë pushimeve verore të shkollës.” “Dinit të lexonit e të shkruanit shqip?”, e pyes. “Ishim shumë nxënës shqiptarë që mësonim në shkollën e kishës sonë shqiptare të Worcesterit. Babi im ishte arkëtar e sekretar në atë kishë e shpesh më nxirrte në shërbesat kishtare të thosha përmendsh pjesë nga ungjilli, në gjuhën shqipe…” Deri në ditën e sotme, Dhimitri nuk është ndarë asnjëherë nga aktivitetet në dobi të çështjes shqiptare. Që në rini të hershme merr pjesë në shoqërinë teatrale “Dora d’Istria” të Worcesterit, më vonë bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Liria” të Bostonit, dhe deri tani, përgatit e transmeton vullnetarisht një orë emision në radio, në gjuhën shqipe. Emisioni titullohet “Ora shqiptare” dhe jepet çdo të shtunë. Dhimitri është edhe anëtar i Organizatës Amerikano-Shqiptare për Ndihmë Shqipërisë. “Deri tani, - thotë ai, - kemi dërguar në atdhe shumë ndihma për spitalet, shkollat, bibliotekat etj. Jam shqiptar, - vazhdon Dhimitri, - pa qenë asnjë ditë në Shqipëri. Jam shqiptar nga emri im, nga gjuha ime shqipe e folur dhe e shkruar, nga ruajtja e kultivimi i zakoneve dhe traditave më të mira shqiptare”. “Dhe të gjitha këto së bashku e kanë zanafillën tek nëna juaj!” - i them. “Po, - pohon ai, - emri im i veçantë, për të cilin nëna këmbënguli aq shumë, më kujtonte gjatë gjithë jetës se duhet të bëhem i vlefshëm për shoqërinë shqiptare, qoftë këtu, qoftë në mëmëdhe.” “Po afrohen Pashkët, - i them, - çfarë keni vendosur të transmetoni në emisionin e radios të shtunën e Pashkës?” “Do të transmetojmë, - thotë ai, - meshën
që ka mbajtur Fan Noli për Pashkë; e kemi të incizuar së bashku me shumë mesha të tjera të tij.” Sa prekëse dhe emocionuese do të jenë ato minuta për shqiptarët e Worcesterit, kur në eter do të kumbojë zëri i dhespotit tonë të madh, Nolit të pavdekshëm, për të lajmëruar edhe një herë, me gëzimin e ngadhënjimit, ngjalljen e Jezu Krishtit.