E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendos, sa më shpejt, të ardhmen

Pep Guardiola

Zëdhenësi i Barcelonës, Toni Freiksa, ka bërë thirrje për ta lënë të qetë trajnerin, Pep Guardiola, pavarësisht spekulimeve në rritje dhe debatit mbi të ardhmen e tij me klubin. Guardiolës i skadon kontrata verën e ardhshme dhe ka kërkuar kohë për të reflektuar nëse do të nënshkruajë një tjetër kontratë 1-vjeçare me gjigantët katalanas. Duke parë se ka udhëhequr blaugranat drejt 13 titujve, që kur ka mbërritur në Camp Nou në 2008-n, Freiksa beson se kërkesa e ish-lojtarit të Spanjës duhet të respektohet.

Ajo që ka kërkuar Guardiola është e kuptueshme dhe ai duhet të lejohet të punojë në paqe, tha zëdhenësi i Barçës për 8TV. Është normale për dikë, që ka shpenzuar 4 vite në nivelet maksimale, që të mendojë për gjëra si kjo. Freiksa shprehu besimin e tij të plotë ndaj Guardiolës dhe lavdëroi 41-vjeçarin si trajnerin më të mirë që Barcelona mund të ketë.

Gjithsesi, zëdhenësi i klubit kërkoi të siguronte tifozët se Barça nuk do të mbetet në mëshirë të fatit, edhe nëse Guardiola vendos të largohet nga posti i tij. Guardiola, Andoni Zubizarreta (drejtori sportiv) dhe pjesa tjetër e skuadrës janë duke planifikuar sezonin e ardhshëm, zbuloi Freiksa.

Klubi do të vazhdojë rrugën e tij, me Guardiolën apo me ndonjë trajner tjetër, dhe sërish do të mbetet ekipi më i mirë në botë. Nuk duhet të shqetësohemi për këtë gjë. Guardiola kaloi një sezon në krye të ekipit B të Barcelonës, përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë, kur Frenk Rajkard u largua 4 vite më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›