Topi dekoron 10 ish-të përndjekur të regjimit

Presidenti Topi në ceremoninë e dekorimit
Kreu i shtetit vlerëson një grup qytetarësh që vuajtën në regjimin komunist.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi dje personalitete të ndryshme me kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e diktaturës komuniste, ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe lartësimin e vlerave kombëtare.
Kryetari i shtetit u dorëzoi medaljet të dekoruarve dhe familjarëve të tyre, duke nderuar me Medaljen Martir i Demokracisë Mark Nikoll Sokolin (pas vdekjes), me motivacionin: Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi; Gjergj Nikoll Sokolin (pas vdekjes), me motivacionin: Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi. Gjithashtu, me Medaljen Pishtar i Demok-racisë, Presidenti Topi dekoroi Ardian Elezin, me motivacionin: Për veprimtari të çmuar në proceset demokratike dhe për kontribut në mbrojtje të të drejtave të të përndjekurve politikë, ndërsa me Medaljen e Mirënjohjes Raif Elezin, me motivacionin: Për qëndresën ndaj diktaturës komuniste dhe për kontribut në fitoren e demokracisë në vend; Gëzim Kalaja, me motivacionin: Për kontribut në Lëv-izjen Demokratike të viteve 90, për guximin qytetar të treguar në pjesëmarrjen në rrëzimin e monumentit të diktatorit më 20 shkurt 1991 si dhe për veprimtarinë në lëvizjen sindikaliste; Adrian Kati, me motivacionin: Për kontributin shumë-vjeçar të dhënë për integrimin e ish-të përndjekurve politikë, për veprimtarinë si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht në sensibilizimin e opinionit për zhdukjen e torturës, si dhe në monitorimin e sistemit të burgjeve; Ylli Tasi, me motivacionin: Për veprimtari në favor të evidentimit dhe përkrahjes së vlerave kombëtare si dhe për aktivitet të shquar shkencor në dobi të zhvillimit dhe përparimit të vendit, e më gjerë; Ylli Tabaku, me motivacionin: Për sakrificat mbinjerëzore nën persekutimin nga diktatura komuniste dhe për veprimtarinë në mbështetje të fitores së demokracisë në Shqipëri; Feim Tamaz Iljazi (Boshanji) (pas vdekjes), me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe për ruajtjen e mbrojtjen e integritetit të trojeve shqiptare dhe Yllbardh Bodinaku, me motivacionin: Për trimë-rinë, kurajën dhe vetëmohimin e treguar në ngjarjen e 2 korrikut 1990, të shpërthimit të dyerve të ambasadave perëndimore nga qytetarët që kërkonin shndërrime demokratike në vendin tonë, duke i dhënë kështu goditjen e parë e më të fortë diktaturës komuniste.
Pjesëmarrësit
Të pranishëm në ceremoninë e djeshme të dekorimit të ish-të përndjekurve dhe figurave me kontribute në ndërtimin e demokracisë shqiptare, ishin ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, Avokati i Popullit, Igli Totozani, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, familjarë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.
Dekorimet nga Presidenti
Medalja Martir i Demokracisë
Mark Nikoll Sokoli (pas vdekjes)
Gjergj Nikoll Sokoli (pas vdekjes)Medalja Pishtar i Demokracisë
Ardian Elezi
Raif Elezi
Gëzim Kalaja
Adrian Kati
Ylli Tasi
Ylli Tabaku
Feim Tamaz Iljazi (Boshanji) (pas vdekjes)
Yllbardh Bodinaku