E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton Ardian Turkun si ministrër të kulturës

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar sot Ardian Turkun si Ministrër të Turizmit Rinisë dhe Sporteve. Në një deklaratë të zyrës së shtypit të presidencës thuhet se në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit Presidenti Topi dekreton Ardian Turkun si ministër të MTKRS-së. Turku do të zëvendësojë ish ministrin Ylli Pango i cili u shkarkua para disa ditësh për shkak të një skandali seksual i cili u transmetua nga "Fix Fare" ku ai shfaqej të joshte një vajzë për ti ofruar një vend pune në administratë. Ardian Turku do të votohet si ministër i MTKRS-së në seancën e ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›