Të pastrehët, shteti mbulon qiranë për 6 mijë shtëpi
09/03/2009 Qeveria do të mbulojë 100 për qind të interesave të kredive për 6 mijë apartamente për të pastrehët. Ministria e Punëve Publike po përgatit kuadrin administrativ për të realizuar këtë projekt të vetin. Burime zyrtare të këtij dikasteri sqaruan dje edhe një sërë masash të marra për të lehtësuar situatën në sektorin e ndërtimit, të cilat i konsideron si pika kyçe për të rritur shitjen e banesave, më të lira për qytetarët. Një ditë pasi ndërtuesit bënë publike paketën antikrizë, Qeveria kërkon prej tyre të ulin çmimet e shitjes së apartamenteve.
Programi
Sipas të dhënat zyrtare nga Ministria e Punëve Publike, 3200 prej këtyre apartamenteve janë të destinuara për familjet që banojnë në apartamentet e ish-pronarëve dhe pjesa tjetër për familjet me statusin e të pastrehut. “Qeveria po aplikon programin e banesave sociale me qira për 1100 apartamente, program që është në vazhdim”, - theksuan burimet zyrtare. Qeveria ka shtuar financimet e këtij viti për punët publike në infrastrukturë, tetë herë pikërisht për të dhënë një ndihmë për sektorin e ndërtimit. “Rritja e pragut për tenderët ndërkombëtare nga 200 milionë ku e gjetëm, në 1 miliard e 200 milionë është një ndihmesë e madhe për sektorin e ndërtimit sikurse dhe vlerësim i kapaciteteve të këtij sektori për të kryer punë”, - theksuan burimet.
Ndërtimi
Vetëm një ditë më parë Shoqata e Ndërtuesve bëri me dije kërkesat e saj për të shpëtuar nga efektet që po jep kriza ekonomike globale. Një prej tyre ishte ulja e normës së TVSH-së. Sipas ndërtuesve, ka ardhur koha të bëhet diferencimi i TVSH-së, duke e ulur atë për mallrat jetike të konsumit të gjerë dhe për ndërtimin. Në të kundërt sipas tyre mund të rritet kjo taksë për mallrat e luksit, për mallrat që dëmtojnë shëndetin dhe ndotin ambientin. Edhe Qeveria e ka konsideruar këtë sektor si një nga motorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit. “Për këtë arsye ka marrë, po merr dhe do të vazhdojë të ndërmarrë politika në dobi të konsolidimit të mëtejshëm të këtij sektori vital për ekonominë e vendit. Për të ndihmuar sektorin e ndërtimit, Qeveria shfuqizoi marrëveshjet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme dhe hoqi aplikimin e TVSH-së për shitjet. Qeveria e fton sektorin e ndërtimit që të heqë dorë nga çmimet stratosferike të shitjes dhe të aplikojë çmime me një normë fitimi të arsyeshme”, - theksuan burimet zyrtare nga Ministria e Punëve Publike, duke nënvizuar se këto masa janë nga më favorizueset për këtë sektor.