Topi dekreton "procedurat tatimore"
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", duke i dhënë fund odisesë prej gati një viti, të një prej ndryshimeve më të mëdha fiskale. Ligji është kundërshtuar me forcë të madhe nga shoqatat e biznesit, por edhe nga forcat politike opozitare. Bizneset kishin shpresuar në qëndrimin e Presidentit për të mos e dekretuar ligjin, pasi sipas tyre, "bie në kundërshtim me kushtetuesen". Vendimi i Topit për dekretimin e ligjit më të kundërshtuar, vjen dy javë pas miratimit në Parlament, ku forca të ndryshme politike u përfshinë në debat të ashpër ndërmjet tyre. Ligji në fjalë ishte shfuqizuar në një pjesë të tij nga Gjykata Kushtetuese, duke detyruar qeverinë ta rikthejë me ndryshime në Kuvend. Në këtë pikë, mazhoranca e miratoi ligjin i ashtuquajturi i "gjobave", duke marrë në konsideratë vetëm qëndrimin e Kushtetueses për nenin 107 dhe jo të bizneseve, të cilat kanë pretendime për një sërë nenesh të tij. Ndryshimet që iu bënë ligjit të tatimorëve konsistonte në parapagimin e gjobës në masën 15 për qind para apelimit në gjykatë dhe në disa procedura për vlerësimin e aktivitetit të biznesit. Nisur nga kjo, shtatë shoqata biznesi e çuan ligjin për shfuqizim në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit mori në konsideratë për të hedhur poshtë vetëm nenin që flet për parapagimin e gjobës dhe jo pretendimet e tjera të komunitetit privat. Ata shprehen një zëri se heqja e parapagimit nuk lehtëson aspak aktivitetin privat, për aq kohë sa në nenin 107 ndodhet një pikë që detyron bizneset të paguajnë detyrimin tatimor në masën 100 për qind para apelimit në shkallën e parë, që kryhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (Drejtoria e Apelimit).
Ndërkaq, Presidenti Topi ka dekretuar një tjetër ligj që haset me kundërshtitë e bizneseve. Bëhet fjalë për ligjin e "falimentit", i cili detyron subjektet private të shpallin procedurën e falimentimit në rast të paraqitjes së bilanceve me humbje ose zero, për dy vjet rresht. Edhe në këtë pikë bizneset janë shprehur kundër ligjit për faktin se qeveria është duke ndërhyrë në raportet që kanë subjektet me palët e treta. Për të dyja ligjet në fjalë, bizneset janë shprehur se do të kërkojnë sërish nga Kuvendi një rishikim të tyre, madje do të dërgojnë disa nenet të tyre për shfuqizim në Gjykatën Kushtetuese. Ligjet "Për procedurat tatimore" dhe "Falimentin" do të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare ose më saktë më 25 qershor.