Serbi, 7 vjet nga vrasja e kryeministrit Zoran Gjingjiç
BEOGRAD- Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja e kryeministrit serb dhe liderit të Partisë Demokratike, Zoran Gjingjiç. Gjingjiç u vra para ndërtesës së qeverisë serbe më 12 mars të vitit 2003.
Ai ishte kryeministri i parë demokratik i Serbisë.
Gjatë mandatit të tij filloi procesi i demokratizimit të shoqërisë dhe reformat rrënjësore ekonomike dhe sociale.
Sipas vlerësimit të diplomatëve të huaj, Gjingjiç kontribuoi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet perëndimore, veçanërisht me SHBA-në, pas një periudhe jostabiliteti shumëvjeçare.
Gjatë aksioni policor "Sabja" më 25 mars 2003 u arrestua vrasësi i kryeministrit,
ish-zëvendëskomandanti i njësitit për operacione speciale, Zvezdan Jovanoviç, ndihmësit e tij dhe anëtarë të njësitit.
Një gjykatë speciale për luftën kundër krimit të organizuar në Beograd i dënoi vrasësit e kryeministrit me 40 vjet burg.
(d.b/BalkanWeb)