E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi flet për luftën antiterrorizëm

Presidenti i Republikës, prof. dr. Bamir Topi, mori pjesë dje në Forumin e Krans Montanës që po mbahet në Paris (Francë) me temë "Bota pas G20-s, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional". Në seancën e djeshme plenare të drejtuar nga kryetari dhe themeluesi i Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Karteron, Presidenti i Republikës mbajti fjalën e rastit si i ftuar special në këtë forum të rëndësishëm ekonomik. Së pari, Presidenti Topi vuri në dukje në fjalën e tij se çështja që trajton ky forum është e rëndësishme dhe "kërkon një vëmendje sa politikanësh, aq edhe ekspertësh, bashkëpunimi i të cilëve mund të japë rrugëzgjidhje të efektshme dhe në kohën e duhur". Duke iu referuar sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidenti Topi nënvizoi faktin se ato e kanë bërë të qartë që terrorizmi është një sfidë e përbashkët dhe që lufta kundër tij kërkon veprim të përqendruar e global.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›