Ronaldinjo te Flamengo, për 6 mln euro në sezon
Gjatë një konference për shtyp, përgjegjësi i marketingut të Flamengos, Harrizon Baptista, ka shpjeguar detajet që do të shoqëronin kontratën e Ronaldinjos me klubin brazilian. Pasi ka lavdëruar lojtarin dhe ka shprehur të gjithë lumturinë për fjalët e bukura që ka thënë Ronaldinjo për klubin që ai përfaqëson, ka ilustruar detajet ekonomike të kontratës së "asit" brazilian: "Ardhja e Ronaldinjos te Flamengo do ishte një motivim i madh për të gjithë të rinjtë brazilianë, të cilët nuk kanë pasur kurrë shansin ta shikojnë Dinjon të luajë në kampionatin karioka. Ne të Flamengos jemi të bindur, se ardhja e tij këtu do sillte përfitime të mëdha financiare. Faktikisht, ne mendojmë t`i ofrojmë Ronaldinjos 6 milionë euro në sezon", ka shpejguar ai.