E Diel, 1 Nëntor 2026

Neri zbarkon ne Korce eshte zv.trajneri i ri

Skenderbeu

Skenderbeu me ne fund e ka kompletuar stafin teknik te saj. Lajmi eshte bere i ditur nga vete klubi korcar i cili nga dita e djeshme ka emeruar zevendestrajnerin e ri Stefano Neri. Njeriu ne fjale eshte shfaqur dje ne qytetin e Korces per te zyrtarizuar ate marreveshje qe ishte arritur ditet e fundit gjate bisedimeve me presidentin e ujqerve te debores Agim Zeqo. Stefano Neri do jete pergatitesi atletik i ekipit te Skenderbeut per te pakten pjesen e mbetur te sezonit dhe do marre keshtu vendin e lene bosh nga ish-ndihmesi i Shkelqim Muces Nevil Dede i cili u largua para disa javesh nga Korca per te marre drejtimin e skuadres se tij te zemres Tiranes. Stefano Neri eshte akomoduar ne nje nga hotelet e qytetit te Korces dhe do ta nise punen sot ne krah te trajnerit aktual Shkelqim Muces pasi pikerisht e hena shenon edhe rifillimin e stervitjes nga skuadra e Skenderbeut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›