Topi konsultohet me ambasadorët, nis organizimi i tryezës politike
Kreu i shtetit pret Metën dhe ambasadorët Lohan e Montobio në Presidencë
Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka nisur dje një varg takimesh me ambasadorët më të rëndësishëm të prezencave ndërkombëtare në Tiranë, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Gjatë ditës së djeshme, kreu i shtetit ka pritur fillimisht në Presidencë zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për gati 30 minuta. Më pas, presidenti Topi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, John Withers, në rezidencën e këtij të fundit. Në mesditë, me kërkesë të dy ambasadorëve, Topi është takuar në Presidencë me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe atë të Spanjës, Manuel Montobio. Zyra e shtypit pranë Presidentit të Republikës ka bërë të ditur se bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe kanë vënë theksin në domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut institucional. Duket se kreu i shtetit ka marrë sërish rolin e negociatorit mes palëve. Këto takime tregojnë përpjekjet e tij për të organizuar një tryezë të dytë takimesh mes dy krerëve të politikës, Berisha dhe Rama, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në Tiranë, në mënyrë që palët të mund të arrijnë një marrëveshje nën presionin e ambasadorëve.
Biseda
“Palët në takim shkëmbyen mendime lidhur me aktualitetin politik, duke iu referuar kryesisht grevës së urisë filluar nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e kësaj force politike. Bashkëbiseduesit vunë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, i cili është një hap sa i domosdoshëm, aq dhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale, të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Europian”, - bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Presidencës.
Tryeza
Ashtu sikurse njoftohet zyrtarisht nga Presidenca, palët po bëjnë përpjekje për të organizuar një tryezë të dytë negociatash mes palëve. Burimet kanë bërë të ditur se Presidenti i Republikës do të thërrasë në takim edhe kreun e PS-së, Rama, për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të minutës së fundit.
Presioni i ndërkombëtarëve arriti të ulë në një tryezë Berishën e Ramën, nën mbikëqyrjen e Presidentit të Republikës, tre muaj më parë, pikërisht më 13 shkurt. Megjithëse në këtë tryezë bisedimi nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare, të paktën opozita vendosi të thyejë bojkotin e Parlamentit. Pas 6 muajsh deputetët e Partisë Socialistë u futën në seancë parlamentare dhe bënë betimin e deputetit. Ata vendosën kushte për pjesëmarrjen e tyre në punimet e Kuvendit. Kërkesat e PS-së ishin: miratimi i dy drafteve, i pari që synonte të ndryshonte ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore duke sanksionuar në këtë ligj të drejtën e opozitës për të pasur gjithmonë shumicën në komision kur bëhet fjalë për të hetuar zgjedhjet, dhe drafti i dytë kërkonte transparencë të plotë të procesit zgjedhor duke përfshirë edhe hapjen e kutive të votimit. PD-ja nuk e pranoi një gjë të tillë, duke miratuar në seancë amendimet e saj dhe duke ngritur në mënyrë të njëanshme komisionin hetimor pa plotësuar kushtet e PS-së. Kjo solli edhe acarimin e situatës politike dhe e nxiti PS-në t’i rikthehet bojkotit, protestave dhe së fundi grevës së urisë.
8 Maj 2010