Topi mbledh presidentët e vendeve fqinje, negocion për bashkëpunim
Presidentët vlerësojnë rëndësinë e takimit për zhvillimet në rajon. Takimi mes katër presidentëve vazhdon edhe sot në qytetin e Vlorës
Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, arriti të mbledhë dje në qytetin e Vlorës homologët e tij të vendeve fqinje me synimin për të sheshuar mosmarrëveshjet midis palëve dhe për të intensifikuar bashkëpunimin midis shteteve të rajonit të Ballkanit.
Dje pasdite mbërritën në Vlorë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së bërë nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, për zhvillimin e një takimi informal. Gjatë takimit të djeshëm të katër presidentët e vendeve të Ballkanit vlerësuan si shumë të rëndësishëm nismën e ndërmarrë nga Presidenti i Shqipërisë për paqen, stabilitetin e rajonit dhe rritjen e bashkëpunimit midis vendeve fqinje. Gjatë ditës së djeshme presidentët kanë zhvilluar një takim paraprak sapo kanë mbërritur në Vlorë. Më pas presidenti Topi ka zhvilluar takime dypalëshe me homologët e tij, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet zhvillimi i takimit të katër presidentëve.
Vlerësimi
Takimi midis katër presidentëve u zhvillua në formën e një bisede të ngrohtë e miqësore të zhvilluar menjëherë pas mbërritjes në qytetin e mirënjohur historik e turistik shqiptar. Ata shprehën kënaqësinë e zhvillimit të këtij takimi, që e cilësuan shumë domethënës, të rëndësishëm dhe të nivelit më të lartë të përfaqësimit të katër vendeve fqinje; Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Presidentët shprehën besimin se tezat që do të diskutohen në bisedimet dypalëshe, mendimet e shkëmbyera mes tyre për çështjet më bashkëkohore dhe thelbësore që prekin aktualisht vendet tona dhe njëkohësisht ato që shqetësojnë rajonin ballkanik në përgjithësi, po ashtu dhe vlerësimet e sugjerimet konkrete që pritet të shpalosen në to, do të jenë një tjetër kontribut me rëndësi në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes këtyre katër vendeve fqinje në përmbushje të interesave të ndërsjella dhe në kuadër të integrimit euroatlantik.
Presidentët në mënyrë të veçantë vlerësuan rëndësinë e këtij takimi në përforcimin e një imazhi të ri të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor si një hapësirë të qetë, e cila vlerësohet pozitivisht dhe me optimizëm dhe ku orientimi i përbashkët drejt integrimit europian dhe atlantik, e veçanërisht nxitja e kësaj politike po dimensionon pozitivisht rrjedhën e zhvillimit të vendeve të rajonit tonë. Nga presidentët u ritheksua dëshira dhe angazhimi që përpjekjet e vendeve dhe popujve tanë duhet të bashkohen drejt këtij qëllimi madhor, që do të thotë më shumë mundësi, më shumë demokraci e më shumë zhvillim për të gjithë ne.
Takimi
Zhvillimi i këtij takimi vjen në një moment izolimi për shtetin e ri të Kosovës. Përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk janë ftuar të marrin pjesë në tryezat rajonale. Ndërsa presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka negociuar dhe vazhdon të negociojë për njohjen e realitetit të ri gjeopolitik në Ballkan, siç është shteti i pavarur i Kosovës. Nga ana tjetër, ky takim zhvillohet pas mosmarrëveshjeve midis drejtuesve politikë të Kosovës dhe Maqedonisë. Mosmarrëveshjet midis dy vendeve u krijuan për shkak të refuzimit të ftesës për të vizituar Shkupin nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, fill pas ndryshimit të axhendës së pritjes së tij nga homologu maqedonas.
Në Forumin e Malit të Zi, që u zhvillua pak ditë më parë, presidenti Topi u bëri thirrje liderëve të Ballkanit që të pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës dhe ta bëjnë atë pjesë të tryezave rajonale. “Liderët e Ballkanit duhet të vlerësojnë se realiteti gjeopolitik në Ballkan ka ndryshuar dhe sidomos mbas njohjes nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të shtetit më të ri të Kosovës, dhe, në frymën që stimulohet nga partnerët tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë është e nevojshme që në tavolinat rajonale që do të zhvillohen në të ardhmen, patjetër që aty duhet të jetë edhe presidenti Sejdiu”, - ka deklaruar Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
ee
24 Qershor 2009